LAJMI I FUNDIT:

20 mijë barkore për forcim të muskujve në gjysmë ore! 30 mjekë po i rinovojnë organet

20 mijë barkore për forcim të muskujve në gjysmë ore! 30 mjekë po i rinovojnë organet

Video që shkaktoi kaos!

Bryan Johnson, një pasanik krenar që ndërtoi një klinikë në shtëpinë e tij për të rinovuar veten, tregoi se si të bënte 20.000 barkore për forcim të muskujve të barkut në gjysmë ore.

Johnson është një ekspert softuerësh 45-vjeçar që ka grumbulluar një pasuri të madhe. Ai u bë i njohur pasi zbuloi se donte të “bëhej sërish 18 vjeç”, prandaj ngriti një klinikë në shtëpinë e tij.


Ai angazhoi 30 mjekë që do t’i rinovojnë të gjitha organet dhe deri më tani ka shpenzuar dy milionë dollarë! – transmeton Telegrafi.

Johnson dhe një ekip mjekësh po përpiqen të “zvogëlojnë” moshën duke përdorur një program mjekësor eksperimental intensiv dhe të shtrenjtë që ai e quan “Project Blueprint” dhe ai pretendon se ka mundur të arrijë kapacitetin e mushkërive dhe aftësinë fizike të një 18-vjeçari.

Ai dhe mjekët e tij pretendojnë se në dy vjet ai ka reduktuar moshën e tij të përgjithshme biologjike me më shumë se pesë vjet dhe tani ka zemrën e një 37-vjeçari, lëkurën e një 28-vjeçari dhe kapacitetin e mushkërive dhe aftësinë e tij një 18-vjeçari. Ekipi i tij mjekësor drejtohet nga Oliver Zolman, një mjek 29-vjeçar që hulumton terapitë e plakjes në Cambridge.

Sipas planit, Johnson punon për të paktën një orë çdo ditë, duke përfshirë tri stërvitje me intensitet të lartë në javë.

Johnson tani ka shkaktuar një ortek të ri komentesh. Ai mburrej se mund të bënte 20,000 barkore në gjysmë ore, por me një pajisje speciale që shumë e quanin “të çuditshme”. Në video, ai ka treguar se si duket. “Ndjehet sikur po të nxjerr gjithë barkun. Është sikur po ta shkulësh. Mendova se çdo gjë do të dhemb pas kësaj, por nuk është ashtu”, tha pasaniku.

Ai shpjegoi se përdorimi i pajisjes “kurrë nuk më ka bërë të ndihem më i fortë”, dhe gjithashtu është i përkushtuar ndaj një diete të rreptë vegane që përfshin konsumimin e saktësisht 1977 kalorive në ditë. Përveç kësaj, ai shkon në shtrat në të njëjtën orë çdo natë, pasi ka kaluar dy orë duke mbajtur syze speciale për t’u mbrojtur nga drita blu.

Çdo muaj, Johnson i nënshtrohet dhjetëra procedurave mjekësore, disa prej të cilave janë mjaft ekstreme dhe të dhimbshme, dhe rezultatet monitorohen me analiza shtesë të gjakut, skanime MRI, ultratinguj dhe kolonoskopi. Ai ka bërë 33.537 imazhe të zorrëve të tij dhe monitoron gjithçka, nga pesha e kockave e deri tek numri i ereksioneve gjatë natës.

Ai nuk është i vetëm, pasi LeBron James, 38 vjeç, thuhet se shpenzon 1.5 milionë Dollarë në vit për trupin e tij për të qëndruar i ri.

“Ajo që bëj mund të tingëllojë ekstreme, por po përpiqem të provoj se vetëdëmtimi dhe plakja nuk janë të pashmangshme”, thotë Johnson.

Shikoni se si i bën ushtrimet e barkut:

@_bryan_johnson_This machine is the equivalent of 20k sit-ups in 30 mins. Full protocol on my profile♬ original sound – Bryan Johnson

/Telegrafi/