LAJMI I FUNDIT:

20 gushti ditë jopune në tri komunat e RMV-së

20 gushti ditë jopune në tri komunat e RMV-së

Në seancën e 69-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos që kjo e shtune të jetë ditë jopune në komunën e Tetovës, Mavrovë dhe Rostushë dhe në Komunën Qendër Zhupë.

“Qeveria e RMV-së në seancën e sotme miratoi konkluzë që dita e Shtunë (20.08.2022) që të jetë ditë jopune për qytetarët e komunave të Tetovës, Mavrovë – Rostushë dhe Qendër Zhupë, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarë komune në Mavrovë – Rostushë dhe Qendër Zhupë, si dhe zgjedhjet për Këshillin e Komunës e Tetovës”, sqaroi Qeveria.

Ndryshe, zgjedhjet për kryetarë të komunave Mavrovë dhe Rostushe dhe Qendra e Zhupës dhe për anëtarë të Këshillit të Komunës së Tetovës duhet të mbahen më 20 gusht.


Fushata zgjedhore filloi me 31 korrik ora 00:00 dhe do të zgjas deri me 18 gusht ora 00:00.

Numri i votuesve është rreth 83 mijë në Tetovë.

Këshilli i Komunës së Tetovës do të shkojë në zgjedhe pasi nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin kohor, sipas Ligji për Vetëqeverisje Lokale.

Shpërbërjen e Këshillit Komunal e vendosi Qeveria, ndërsa zgjedhjet për me 20 gusht i shpalli kryetari i Kuvendit.

Këshilli i Komunës së Tetovës përbëhet nga 31 këshilltarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori