20 euro dhe 1 mijë franga zvicerane – punonjësi i bankës në Pejë gjatë kontrollimit has në kartëmonedha të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar për një të rast të falsifikimit të parasë në Pejë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Tony Blair”.
“Pejë 07.11.2025. Më 21.11.2025 ankuesi mashkull kosovar-punonjës i bankës, ka raportuar se gjatë kontrollimit ka hasur në kartëmonedha në vlerë 20 € dhe 1.000 franga zvicerane, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, të cilat dyshohet janë deponuar me datën e cekur”, thuhet në njoftim.
Kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/11/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































