Policia në Ferizaj sekuestron dy armë – një rast dhunë në familje, tjetri gjuajtje në ajër

Policia e Kosovës në Ferizaj gjatë të mërkurës ka ndërhyrë në dy raste ku ka sekuestruar dy armë zjarri.
Sipas njoftimit në ora 11:00 një grua ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj mashkull, kosovar, i moshës 43 vjeç.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjysmëautomatike dhe 9 fishekë. Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit nga policia është ndaluar për 48 orë.
Ndërsa në ora 22:30 gjatë një ahengu familjar në Ferizaj, i dyshuari mashkull, kosovar, i moshës 61 vjeç, kishte shtënë disa herë në ajër me armë zjarri.
Në këtë rast është konfiskuar një armë dhe 6 gëzhoja. Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.
Në të dy rastet janë iniciuar veprat penale për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe "Lëndim i lehtë trupor ", ndërsa në rastin e dytë edhe për “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”. /Telegrafi/



















































