2% e fëmijëve shtatëvjeçar në Maqedoninë e Veriut me mbipeshë, 15 për qind obezë
Gjithsej 32 për qind e fëmijëve të moshës shtatëvjeçare në Maqedoninë e Veriut janë me mbipeshë, ndërsa 15 për qind janë obezë, tregon Raporti më i ri OBSH/Evropë për ndjekjen e obezitetit tek fëmijët (COSI).
Sipas Raportit, mbipesha së bashku me obezitetin është e shpërndarë në mënyrë të barabartë edhe tek fëmijët meshkuj edhe tek ato femra, por ka dallim prej pesë për qind midis meshkujve dhe femrave kur është në pyetje vetëm obeziteti (17,5 kundrejt 12,2 për qind).
Në krahasim me raundin paraprak të grumbullimit të të dhënave në vitin 2016, ka rritje të mbipeshës dhe obezitetit tek vajzat për thuajse dy për qind, ndërsa tek meshkujt stagnon.
“Kur bëhet fjalë për ushqimin dhe aktivitetin fizik, të dhënat e raportit tregojnë se 77 për qind e fëmijëve të moshës shtatëvjeçare në Maqedoninë e Veriut hanë mëngjes çdo ditë. Thuajse (87 për qind) e fëmijëve janë fizikisht aktivë të paktën një orë jashtë shkollës, ndërsa 66 për qind në mënyrë aktive shkojnë në shkollë (nuk janë transportuar me automjet motorik deri tek shkolla). Nga ana tjetër, raporti tregon se 57 për qind e fëmijëve aspak nuk bëjnë sport ose nuk kanë aktivitet vallëzimi, ndërsa 38 për qind konsumojnë pije joalkoolike me sheqer të shtuar (niveli i dytë më i lartë në Evropë)”, thuhet në Raport.
Obeziteti tek fëmijët e rajonit evropian të OBSH-së edhe më tej është në nivel të lartë. Gjithsej 29 për qind e fëmijëve përballen me peshë të rritur trupore ose obezitet. Ulje e peshës trupore dhe obezitetit ka vetëm tek tri vende: Maltë, San Marino dhe Itali.
“Problemi me mbipeshën dhe obezitetin te fëmijët është një kërcënim për shëndetin në Rajonin Evropian të OBSH-së dhe shoqërohet me një sërë sëmundjesh jo të transmetueshme (SJT), nga sëmundjet kardiovaskulare te diabeti dhe kanceri. Sot, një në tre fëmijë të moshës shkollore në rajon është mbipeshë ose obezë, dhe normat janë në rritje në shumë vende. Për të gjetur zgjidhje më të mira për këtë problem nevojiten të dhëna cilësore”, thekson Raporti.
Të dhënat prej 33 vendeve të rajonit evropian të OBSH-së
Gjithsej 29 për qind e fëmijëve të moshës prej 7 deri në 9 vjeç në vendet pjesëmarrëse në hulumtim përballen me problemin e mbipeshës (duke e përfshirë edhe obezitetin). Prevalenca më e madhe është tek meshkujt (31 për qind) sesa tek vajzat (28 për qind).
“Konkluzione tregojnë se një në tre fëmijë ende përballet me problemin e mbipeshës ose obezitetit. Duhet të veprojmë më shpejt në drejtim të uljes së këtyre shifrave. Ne kemi nevojë urgjente për politika më të mira që mund të na ndihmojnë t’i ndryshojmë tendencat aktuale në obezitetin e fëmijëve – veçanërisht pas pandemisë KOVID-19 e cila shihet si një nxitës i rrezikshëm i rritjes së niveleve të mbipeshës dhe obezitetit, thotë Dr. Kremlin Vikramasinge, ushtrues detyre i shefit të Zyrës Evropiane të OBSH-së për Parandalim dhe Kontroll”, që e përpunoi Raportin.
Në krahasim me raportin paraprak (2015-2017), raporti i ri shënon ulje të konsiderueshme statistikore të prevalencës së mbipeshës midis vajzave dhe djemve në Maltë, midis djemve në San Marino dhe midis vajzave në Itali, si edhe uljen e niveleve të obezitetit tek djemtë në San Marino dhe tek vajzat në Maltë.
OBSH/Evropë e prezantoi raportin e ri të pestë radhazi të Iniciativës për mbikëqyrjen e obezitetit te fëmijët (COSI). Konkluzionet e tij bazohen në të dhënat më të fundit të mbledhura midis 2018 dhe 2020 në 33 vende nga rajoni evropian i Evropës. Janë matur pothuajse 411.000 fëmijë të moshës 6 deri në 9 vjeç.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje