Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar një shofer për tejkalim të skajshëm të shpejtësisë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se sot rreth orës 01:00, në rrugën “Enver Topalli”, në hyrje të fshatit Greme, është ndaluar shoferi B.A. (19 vjeç), i cili po drejtonte automjetin Golf me targa vendore, me shpejtësi 150 km/h, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.


Tutje në njoftim thuhet se për këtë shkelje të rëndë të rregullave të trafikut, ndaj tij janë marrë masat: Gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 12 muaj si dhe përjashtim nga trafiku. /Telegrafi/