LAJMI I FUNDIT:

18 vjeçarit i akuzuar për grabitje i zbutet dënimi

18 vjeçarit i akuzuar për grabitje i zbutet dënimi

Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankesave të avokatëve mbrojtës ka marr vendim në rastin e të akuzuarit Sh.T.

“Aktgjykimi i shkallës së parë është ndryshuar vetëm sa i përket vendimi mbi dënim. Për dallim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila të akuzuarin e kishte dënuar më dënim unik prej 7 vjet e 6 muaj, për veprat penale: “Grabitje” nga neni 329 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve”, nga neni 374 i të njëjtit ligj, Gjykata e Apelit ndaj tij ka shqiptuar dënim unik prej 5 vjet e 6 muaj.

Gjykata e Apelit gjënë se në praninë e rrethanave lehtësuese të cekura nga gjykata e shkallës se parë, e në mungesë të rrethanave rënduese, e merr si rrethana posaçërisht lehtësuese faktin se i akuzuari vetëm 2 ditë para kryerjes se veprës penale, i ka mbushur 18 vjet, ndërsa nga shkresat e lëndës nuk ka ndonjë dëshmi se ka të kaluar kriminale, që do të thotë se është hera e parë që ka rënë ndesh me ligjin”, thuhet në njoftimin për media.


Prandaj duke i pasur parasysh këto rrethana konform të Kodit të Procedurës Penale, ka vlerësuar se ka vend për shqiptimin e dënimit më të butë.

Kjo gjykatë vlerëson se dënimi i shqiptuar si në dispozitivit të aktgjykimit është në harmoni me shkallën e përgjegjësisë penale të akuzuarit, në funksion të parandalimit të kryesit nga kryerja e veprave penale në të ardhmen, si dhe rehabilitimit të tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Kalo në kategori