LAJMI I FUNDIT:

17-vjetori i pavarësisë, Krasniqi dhe Haradinaj bëjnë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”

17-vjetori i pavarësisë, Krasniqi dhe Haradinaj bëjnë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”

Liderët e partive opozitare në vend PDK, e AAK kanë bërë homazhe sot në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e 17 vjetorit të pavarësisë ka uruar gjithë qytetarët.

Ai pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, derisa ka kujtuar sakrificën e atyre që kanë dhënë jetën për liri, ka nënvizuar se secili në këtë ditë duhet të frymëzohet e zotohet për të punuar më shumë për Kosovën.


Ai ka kujtuar edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, duke uruar që ky të jetë viti i fundit që shënohet dita e pavarësisë pa prezencën e tyre.

“Në këtë festë të madhe për vendin tonë, uroj gjithë qytetarët e Kosovës kudo që janë, gëzuar ditën e pavarësisë. Është një ditë e cila ka përmbyllur sakrificën e madhe të gjeneratave duke realizuar kërkesën që ka pasur populli ynë për dekada dhe secili prej nesh në këtë ditë duhet të frymëzohet e zotohet për të punuar më shumë për vendin tonë dhe për të bërë Kosovën tonë më të mirë. Shfrytëzoj rastin që para së gjithash këtë ditë t’ua uroj miqve tanë, liderëve dhe udhëheqëseve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, filluar nga presidenti Hashim Thaçi, kryetari Kadri Veseli, kryetari Jakup Krasniqi, deputeti Rexhep Selimi dhe gjithë të tjerët me urimin që të jetë ky viti i fundit që shënojmë ditën e pavarësisë pa prezencën e tyre”, tha Krasniqi.

E kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh se kur Kosova po shënon ditëlindjen e shtatëmbëdhjetë të shtetësisë, u përkulëm me nderim të thellë në Prekaz, para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes heroike.

“Kjo ditë na kujton përpjekjet për liri të brezave, bashkëluftëtarët e rënë, e na përkujton se edhe ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur dhe në të drejtën e Zotit. Ta mbrojmë e forcojmë këtë liri që u fitua me gjakun e më të mirëve të kombit. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri! Gëzuar dita e Pavarësisë”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja te

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Drejtësi
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Rrahje në një lokal në Gjakovë, përdoret edhe thika – arrestohen gjashtë persona

Rrahje në një lokal në Gjakovë, përdoret edhe thika – arrestohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?

Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?

Lajme
​Kurti për vrasjet në Kosovë: Kemi gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë bazohen në “qehret” e palëve

​Kurti për vrasjet në Kosovë: Kemi gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë bazohen në “qehret” e palëve

Lajme
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Kalo në kategori