LAJMI I FUNDIT:

1,652 raste aktive me coronavirus në Kosovë

1,652 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 1,652.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është 2,243.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 182 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103,564 raste.


IKSHPK njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.955 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 72.637 doza të vaksinës. /Telegrafi/