Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR-KS), ka organizuar sot një aksion në sheshin “Skënderbeu” për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur.

Gjatë këtij aksioni nga aktivistë dhe qytetarë është krijuar në mënyrë simbolike me disa lule numri i 1620 personave të pagjetur që ende u mungojnë familjarëve.


278974982 357573503099579 4500102689592765589 n Aksioni simbolik i YIHR në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur /Foto: Ridvan Slivova

“Institucionet e Kosovës janë përgjegjëse për përpjekjet e mangëta dhe sipërfaqësore ndaj çështjeve të ballafaqimit me të kaluarën e sidomos ndaj zbardhjes së fatit dhe vendodhjes së personave të pagjetur.

22 vite pas, ne ende jemi shumë larg paqes së qëndrueshme pasi e vërteta dhe drejtësia për të gjitha viktimat e të mbijetuarit/at e luftës së fundit në Kosovë nuk është vendosur në vend”, thuhej në njoftimin e YIHR. /Telegrafi/

279033763 301626728805240 7403875935308314864 n Aksioni simbolik i YIHR në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur /Foto: Ridvan Slivova

279094819 513942513613546 3913919993547408036 n Aksioni simbolik i YIHR në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur /Foto: Ridvan Slivova