Kjo e premte e 15 marsit shënon 16 vite nga tragjedia e Gërdecit, në të cilën humbën jetën 26 persona, gjatë një shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve.
Ashtu si çdo përvjetor, edhe këtë vit familjarët kryen homazhe në memorialin e ndërtuar në nder të viktimave.
Gjatë një deklarate për media nga homazhet, Zamira Durda, e cila humbi të birin e saj 7-vjeçar gjatë tragjedisë, tha se nëse nuk ngrihet akuza për vrasje, atëherë familjarët do të bëjnë vetë drejtësi.
“Ministri nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve të SPAK e kjo ishte vrastare për ne. Po zhgënjehem nga dita në ditë. Nuk janë 26 zogj. Djali im ka 16 vite që tretet. Të gjithë kanë dijeni për këtë që ndodhte këtu. Nëse nuk ka drejtësi, do ngrihemi vetë e do bëjmë drejtësi”, tha ajo.
Durda u shpreh se është kundër dënimeve me 2 vite burg për shpërdorim detyre dhe apeloi që të ngrihen akuza për vrasje ndaj ish-zyrtarëve të lartë të përfshirë në Gërdec, duke iu referuar gjyqit në zhvillim që po kryhet për ish-ministrin Fatmir Mediu.
“Unë do të bërtas, le të më nxjerrin përjashta. Do ta ngre zërin, drejtësia me sa po shoh, bëhen pyetjeje qesharake. Vazhdon akoma me shpërdorim detyre, ministri nuk pranon që t’i përgjigjet pyetjeve. Ishte vrastare për ne, ai s’ka çfarë të thotë, ai do të mbrohet. Pyetjet janë në nivel qesharak. Ai vjen në çdo seancë dhe ka përballë punonjësit e vet që ka pasur, është një lloj presioni.
Një drejtor juridik të thotë që “ministri është 1-shi nga 5 ministrat që kam pasur”. Kështu do të arrihet drejtësia. Po zhgënjehem nga dita në ditë, të mos flitet për viktimat, vazhdojnë akoma me akte administrative, janë 26 jetë. i kanë lënë fëmijët e vegjël. Djali im do të ishte 24-vjeç sot, 16 vite që tretet. Është krim shtetëror, duhet të hetohet e gjithë piramida, nga presidenti, të gjithë kanë qenë në dijeni.
Me akuzën e korrupsionit po dalin me 2 vite dënim, përsa kohë nuk ngrihet akuza e vrasjes, nuk ka drejtësi. Nëse nuk ngrihet akuza e vrasjes, në të kundërt do të ngrihemi vetë ne të bëjmë drejtësi”, tha Durda. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sali Berisha përgëzon qytetarët dhe subjektet politike në Kosovë për zgjedhjet parlamentare
Fetai: Studimet tregojnë se praktikat korruptive mund të rrisin kostot e projekteve deri në 30 për qind
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe