LAJMI I FUNDIT:

16 të helmuar nga ushqimi në Shtip

16 të helmuar nga ushqimi në Shtip
Foto: Arkiv

Një fëmijë dhe 15 të rritur janë hospitalizuar në Repartin e infektologjisë në Klinikën e Shtipit, pasi që janë helmuar nga ushqimi.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Shtipit, dhe bëhet fjalë për persona që kanë qenë të pranishëm në tre dasma të ndryshme, por në të njëjtin objekt hotelierik.

Sipas analizave të kryera, te 13 pacientë është gjetur prania e bakteries salmonella./Telegrafi/