LAJMI I FUNDIT:

Më 16 shkurt ankandi i dytë i letrave me vlerë për vitin 2024, në shumën 20 milionë euro

Më 16 shkurt ankandi i dytë i letrave me vlerë për vitin 2024, në shumën 20 milionë euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 16 shkurt 2024 do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën 20 milionë euro.

Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 5 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje më të hollësishme rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/