Obelisku “NEWBORN” edhe këtë vit do të ketë pamje të re, në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Autori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, ka njoftuar se tashmë ka filluar ngjyrosja.


Këtë vit ngjyrat e monumentit janë ato të flamurit të Kosovës - e kaltërta, e verdha dhe e bardha.

Ndryshe, “New Born” që në shqip e ka kuptimin e diçkaje “të posalindur”, u bë objekti më i njohur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më  17 shkurt 2008.

Mirëpo, ndryshimi i këtij obelisku, filloi që nga viti 2013, kur u falënderuan gjitha vendet njohëse të pavarësisë. Prej atij viti, ky monument, vazhdon të përçoj masazhe të ndryshme. /Telegrafi/

331447321 578992187470114 4250235476139200745 n 1 Foto: Ridvan Slivova / Telegrafi

330908266 520242193549896 5121246179550098310 n 1 Foto: Ridvan Slivova / Telegrafi