15 vjet shtet, Rafuna: Ekonomia e vendit nën hijen e zhvillimeve politike, qytetarët të konsumojnë prodhimet ‘Made in Kosova’
Tema e dialogut Kosovë – Serbi dhe zhvillimet politike në vend kanë lënë nën hije ekonominë e vendit tonë në një dekadë e gjysmë. Për 15 vjet shtet, Kosova nuk ka arritur të krijojë qëndrueshmëri ekonomike si rrjedhojë e dialogut dhe zhvillimeve në veri të vendit, ka thënë kryetari i Odës Ekonomike (OEK), Lulzim Rafuna.
Kreu i OEK-ut thotë se investime, mirëqenie për qytetarët dhe siguri më të madhe për bizneset mund të ketë vetëm atëherë kur do të marrë fund dialogu me Serbinë me një marrëveshje finale.
Rafuna ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ketë në prioritet zhvillimin ekonomik dhe njëkohësisht t’u dal në krah bizneseve.
Në 15-vjetorin e pavarësisë, Rafuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të konsumojnë sa më shumë prodhimet vendore “Made in Kosova”, për ta forcuar siç ka thënë ai, ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve.
“Ajo që kohë pas kohe ka shkaktuar një pasiguri, kanë qenë tensionet politike, kur e them këtë e kam fjalën në veri të vendit. Prandaj, është shumë me rëndësi stabiliteti politik. E kishim rastin e fundit me mbylljen e rrugëve në veri, kjo nuk ka qenë një pasqyrë e mirë për investitorët e huaj. Ne e kemi rastin kur bizneset përkohësisht kanë pezulluar dërgimin e mallit ose lidhjen e kontratave derisa situata të qetësohet. Kështu që ne duhet të kemi një stabilitet më të madh. Edhe çështja e dialogut Kosovë-Serbi, sa më shpejt që të përfundojë është në të mirën e ekonomisë”, thekson Rafuna.
“Në momentin që merr fund çështja e dialogut, hapen mundësitë edhe për investime dhe biznesi ndihet më i sigurt. Kështu që këto kanë qenë sfidat më të mëdha dhe shpresoj që në të ardhmen të mos ketë më pengesa dhe të ketë një stabilitet e mundësi më të madhe për bizneset tona, për investime dhe zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese. Dhe kështu ekonomia të rritet duke ulur edhe normën e papunësisë dhe rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve”, shton ai.
Megjithatë, kryetari i OEK-ut është shprehur optimist se në vitet e ardhshme do të ketë më shumë zhvillim ekonomik.
Po ashtu, ai ka theksuar se ka sinjale pozitive se këtë vit do të ketë rënie të inflacionit.
“Sinjalet e fundit janë të mira prej tregut të Bashkimit Evropian, analizat e fundit të tregut të BE-së tregojnë që ka filluar një rënie e inflacionit, kështu që këto janë sinjale të mira edhe për ekonominë e vendit tonë. Jam optimist sa i përket zhvillimit ekonomik të vendit në vitet e ardhshme. Çka duhet të bëjmë në këtë rast, ekzekutivi duhet të jetë më afër biznesit, kështu qeveria duhet të jetë më e hapur dhe të komunikojë me biznesin si dhe ta ndihmojë atë. Kur e themi këtë, mjafton eliminimi i pengesave administrative dhe jo administrative në mënyrë që të zhvillohet më shumë”, shprehet Rafuna.
“Një kërkesë e jona që është urgjente për qeverinë dhe institucionet e vendit, është ajo për heqjen e pagesës së TVSH-së në kufij, dhe të aplikohet në brendësi ashtu siç është në shumë vende të BE-së. Pagesa e TVSh-së pas shitjes së mallit të importuar do ta lehtësonte barrën e kompanive. Po ashtu kërkohet nga institucionet e vendit që të ketë veprime më konkrete me Shqipërinë dhe të eliminohen pengesat me këtë vend, duke filluar prej skanerit dhe shumë barrierave tjera të cilat janë”, ka thënë ai.
Rafuna ka theksuar se si odë janë të përkushtuar në promovimin e produkteve vendore.
“Oda Ekonomike në dy muajt e fundit ka krijuar edhe Shoqatën e Prodhuesve për promovimin e produkteve tona vendore. Po ashtu u bëjmë me dije të gjithë qytetarëve se prodhimet vendore janë produkte kualitative. Çdo ditë i vizitoj prodhuesit tanë dhe jam lumtur që produktet e tyre kanë depërtuar në tregjet edhe ndërkombëtare. Prodhimet vendore janë me standarde të larta dhe me çmime konkurruese. Kështu që thirrja ime është që të konsumohen sa më shumë produkte vendore, sepse në këtë mënyrë ne i ndihmojmë prodhimit vendor dhe kështu ulet papunësia dhe ngritët mirëqenia e qytetarëve. Pra, t’i konsumojmë së pari produktet vendore, pastaj ato që importohen”, tregon Rafuna për KP.
Ish-drejtori i Doganës nuk ka lënë pa përmendur disa të arritura për sektorin e ekonomisë. Ai ka vënë në theks Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe krijimin ndër vite të politikave fiskale, siç ka potencuar ai, të favorshme për investitorë.
Por, Rafuna ka kritikuar qeverinë aktuale për mosmbështetjen e sektorit privat sidomos për periudhën e pandemisë COVID-19 dhe në krizën e fundit të shkaktuar nga invazioni rus në Ukrainë.
“Në qoftë se e bëjmë një analizë të përgjithshme ka pasur progres, këtë e ka vërejtur edhe biznesi, mirëpo prapë në periudha të caktuara ishte dashur që institucionet të jenë më shumë në krah biznesit për shkak të faktorëve siç ishte rasti i pandemisë dhe kriza e shkaktuar nga invazioni rus në Ukrainë. Këto kriza kanë qenë momentet kur institucionet ishte dashur me qenë më afër bizneseve. Mirëpo, në aspektin e përgjithshëm Kosova ka krijuar një politikë fiskale ndër vite të favorshme për investime të huaja”, kritikon ai.
“Janë ndërmarrë veprime ku janë ndërtuar autostrada dhe infrastrukturë rrugore moderne. Më pas është rregulluar problemi i energjisë elektrike dhe po ashtu kemi adaptuar një legjislacion modern. Me shumë shtete Kosova ka bërë marrëveshje për tregti të lirë, marrëveshje për mbrojtje të investimeve, Marrëveshje të Stabilizim-Asociimit me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe memorandume të ndryshme vetëm për t’i eliminuar pengesat në mënyrë që të kemi sa më shumë investime dhe rritje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe mirëqenie sociale për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Rafuna.
Pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka arritur të anëtarësohet gati në të gjitha organizatat financiare ndërkombëtare, përveç në Byronë e Kartonit të Gjelbër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Dhjetë familjet më të fuqishme në SHBA - tri prej tyre janë veterane të Shtëpisë së Bardhë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova