Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas të dhënave sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200.


Njoftimi i plotë:ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës. ℹ Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ℹ Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. ℹ Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 179. /Telegrafi/