LAJMI I FUNDIT:

129 makina të gjeneratës së ardhshme, dhuratë nga qeveria japoneze për Shqipërinë

129 makina të gjeneratës së ardhshme, dhuratë nga qeveria japoneze për Shqipërinë

Qeveria Shqiptare falënderon qeverinë japoneze për dhurimin e 129 makinave të prodhimit më të fundit japonez (Toyota, prodhim i vitit 2016).

Sipas kryeministrisë, kjo dhuratë u mundësua nëpërmjet akordimit të një granti gjeneroz prej 500 milionë YEN, ose 4 milionë USD për qeverinë shqiptare, i cili u miratua nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe me shkëmbim notash më 29 korrik 2015.

“Qëllimi i kësaj dhurate gjeneroze është zvogëlimi i ndotjes mjedisore dhe reduktimi i gazrave që shkaktojnë efektin serrë (GHG) nëpërmjet promovimit të makinave të gjeneratës së ardhshme miqësore ndaj mjedisit. Këto makina do të shërbejnë në nxitjen e ndërgjegjësimit të institucioneve shtetërore dhe publikut për përmirësimin e cilësisë dhe perfomancës mjedisor”, thuhet në njoftimin nga kryeministria.


Makinat do të shfrytëzohen për përdorim publik në përputhje me nevojat e sektorit publik për mjete transporti. Projekti do të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve publike, optimizimin e shërbimeve mbështetëse administrative për institucionet qeveritare, rritjen e mobilitetit të institucioneve monitoruese dhe zbatimin e planeve të veprimit për rehabilitimin e zonave të dëmtuara mjedisore, rritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e mjedisit, si dhe reduktimin e ndotjes së ajrit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori