“Fitorja e Nismës Socialdemokrate, është fitore e Çlirimtarëve”. Kështu thotë kandidati i këtij subjekti politik, Bekim Brestovci, i cili garon me numër 11, në listën me numër 121, në fletëvotim.
Plani dhe programi i Brestovcit ndahet në dy kauza. E para, që është kauzë edhe e subjektit që përfaqëson, është mbrojtja e vlerave të luftës dhe kauza e tij që e ka shtyrë drejt politikës është diaspora.
Në vazhdim, do të listojmë 11 arsye, pse duhet të votohet kandidati Bekim Brestovci.
- Nisma, mbrojtëse e vlerave të luftës – Duke parë rreshtimin pas kauzave tjera të subjekteve që kanë dal nga lufta, Nismës dhe komandant Çelikut i mbeti përgjegjësia kryesore ta mbroj të kaluarën, luftën e shenjtë të UÇK-së. Dhe kjo, pikërisht në kohën kur po përballemi me agresivitetin më të madh të Serbisë, dhe kur krerë të UÇK-së, po gjykohen në Hagë.
- Padia ndaj Serbisë – Veprimi i parë i Nismës Socialdemokrate në legjislaturën e tetë, është mbledhja e fakteve dhe dëshmive, për ngritjen e padisë ndaj Serbisë, për gjenocidin që e ka bërë në vendin tonë.
- Dënim për mohuesit e gjenocidit – Se Serbia ka bërë gjenocid, kjo nuk vihet në pikëpyetje. 10 mijë persona të vrarë, 20 mijë të dhunuar, 1 milion të shpërngulur, e tregojnë të vërtetën. Ndaj, Nisma Socialdemokrate do të jetë ajo që do të inicioj ligjin kundër mohimit të krimeve të luftës.
- Përfaqësimi në dialog – Vlerat e luftës, dhe përfaqësimin e tyre në tryezën e bisedimeve Kosovë-Serbi, nuk e bënë më mirë se Fatmir Limaj askush. Andaj, ai duhet të jetë pjesë e delegacionit të Kosovës në fazën finale të këtij procesi.
- Lidhja e Diasporës me ekonominë e vendit – Diaspora ka kapacitet të madh, dhe ndërlidhja e ekonomisë së vendit me diasporën, do të ishte hapi i parë drejt një zhvillimi ekonomik serioz. Shndërrimi i diasporës në konsumator, do ta rriste tregun e prodhuesve vendor për gjysmë milion euro.
- Krijimi i shoqërive aksionare – Deri më tani diaspora kryesisht investimet i ka orientuar tek familja dhe mirëqenia. Tash, duhet të mblidhen fuqi ekonomike të diasporës, të krijojnë shoqëri aksionare, e më pas të hapen korporata në vendin tonë. Kjo do të hapte direkt vende të reja të punës.
- Kartela e diasporës – Çdo pjesëtare i diasporës që për arsye të ndryshme detyrohet të heq dorë nga shtetësia e Kosovës, ai trajtohet si i huaj në vendin e tij. Në këtë rast, do të inicioj kartelën e diasporës, që do të jetë dokument identifikues për pjesëtaret e diasporës, dhe si i tillë do të njihet nga të gjitha organet në vendin tonë.
- Mësimi dual- Duke parë që arsimimi në Kosovë dhe tregu i punës kanë një dallim të madh, duhet instaluar projektin gjerman të mësimit dual, që do të ndërlidhte mësimin me praktikën, dhe do të prodhonte kuadro që i nevojiten tregut të punës.
- Vota e diasporës –Do të angazhohem për një proces më të lehtë votimi për diasporën. Ligji për zgjedhjet duhet të parasheh lehtësira të tjera, përfshirë mundësinë e dërgimit të votës nëpër konsullatat e ambasada të shtetit, por edhe shumë forma të tjera.
- Kthimi i ministrisë së diasporës – Angazhimi im do të jetë në rikthimin e ministrisë së diasporës, dhe funksionalizimi i saj si dikaster i veçantë, me qëllim që ajo të jetë hallkë mes Kosovës dhe mërgatës. Ajo gjithashtu duhet të ketë një buxhet prej 1% të remitencave vjetore, apo rreth 7 milionë euro, që do të ishin të mjaftueshme për t’i kthyer diasporës sadopak atë investim që e bënë për vendlindjen e saj, sidomos në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë.
- Bekim Brestovci, zëri juaj në Kuvend – Kandidoj për të qenë zëri i juaj. Me të marr mandatin si deputet, do të funksionalizoj zyrë përmes së cilës, të gjithë qytetarët do të mund ngrisin shqetësimet e tyre dhe ato shqetësime të institucionalizohet në Kuvend.
Këto janë 11 pikat kryesore të planit dhe programit të Bekim Brestovcit, biznesmenit që udhëheq me 11 kompani në Gjermani, me më shumë se 1300 punëtorë.
“Qytetarë të nderuar, arsye e kandidimit tim nuk është përfitimi personal, rritja e kapitalit apo veprime të tilla. Kam kontribuar që nga lufta, për të cilën kam edhe statusin e veteranit, dhe dua ta vazhdoj kontributin e sinqertë për vendin tim. Andaj po kërkoj të më votoni mua me numër 11, dhe Nismën Socialdemokrate me numër 121”, ishte thirrja e Brestovcit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëI reagoi për subvencionet, Peci e fyen rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri
Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 nëntori i UÇK-së?
Përkujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, 85 persona humbën jetën gjatë periudhës janar-tetor
Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën