Sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Islame në Kosovë, Resul Rexhepi, ka bërë të ditur se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për shkuarjen në Haxh, si kontraktimi me agjencinë avio-transportuese, sigurimi i hoteleve për qëndrimin në Mekë dhe Medine, vaksinimi i kandidatëve për haxhinj, si dhe të gjitha pagesat e nevojshme për marrjen e vizave. Ai njoftoi se tani ka mbetur vetëm marrja e vizave nga delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, brenda disa ditëve.
Rexhepi njoftoi se për shkuarjen në Haxh e gjithë ekspedita nga Kosova përbëhet nga 1079 haxhinj, prej tyre 37 nga ekipi udhëheqës i grupeve, 3 udhëheqës kryesorë, si dhe 8 mjekë nga ekipi shëndetësor.
Duke bërë të ditur se ky numër në vitin e kaluar ka qenë 860, të ndarë kë katër grupe, Rexhepi bëri të ditur se këtë vit 1079 haxhinj janë ndarë në pesë grupe dhe se do të udhëtojnë me 5 avionë nga Prishtina për në Mekë, Xhidde dhe në kthim nga Medina për në Prishtinë.
“Avioni i parë i kandidatëve për haxhinj nga Kosova do të niset në orët e vona të datës 19 gusht, dy të tjerë në datën 20, dhe avioni i katërt dhe i pestë në datën 21 gusht. Kurse kthimi i tyre do të bëhet me datën 16-17 shtator”, njoftoi Rexhepi.
Sekretari i BIK-ut bëri të ditur se kandidati më i ri për të qenë haxhi, sivjet është i lindur në vitin 1999, ndërkaq ai më i vjetri në vitin 1931.
Sa i përket çmimit, Rexhepi njoftoi se është i njëjtë me vitet e mëhershme, 3400 euro, por që është vështirë që ky çmim të garantohet edhe në vitet e ardhshme.
Sipas tij kjo ndodh për shkak të dy obligimeve të reja të cilat më parë nuk kërkoheshin, pra pagimi i tendave në Arafat në vlerë prej 300 eurosh, si dhe pagesa prej 500 eurove që kërkohet për haxhinjtë të cilët kanë qenë një a po dy vite më parë dhe dëshirojnë të shkojnë përsëri.
“Kemi bërë pagesat për tendat në Arafat, gjithçka do të kishte qenë në rregull në qoftë se për këtë gjendje do të ishim njoftuar me kohë, sepse në llogaritjen e transporteve dhe të gjitha shpenzimeve tjera, ne nuk e kemi llogaritur edhe këtë 300 euro për në Arafat. Kjo pagesë e cila nuk kërkohej më parë na ka rënduar shumë, ndërkaq një çështje tjetër që na ka befasuar është që në qoftë se ndonjë haxhi ka qenë edhe vitin kaluar ose para dy viteve, për të duhet detyrimisht të paguhet 500 euro shtesë”, thotë Rexhepi.
Nga ana tjetër, autoritetet e Arabisë Saudite kanë njoftuar se në Medinë deri më tani veçmas kanë arritur mbi 300 mijë haxhinj nga vende të ndryshme të botës dhe se numri i tyre rritet çdo ditë.
Sipas njoftimit, një pjesë e haxhinjve kanë udhëtuar për në Mekë pasi kanë përfunduar vizitat në Medinë. /AA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës