A nuk keni hasur ndonjëherë me një person që mbante aromë shumë të mirë gjatë gjithë kohës dhe keni pyetur veten se cili është sekreti i këtij personi? Kush nuk do të donte të mbante aromë sikur sapo është larë me petale lulesh?
Sigurisht që dushi është diçka afërmendsh, por ka edhe disa hile të tjera për njerëzit që mbajnë aromë shumë të mirë. Ja se cilat janë disa sekrete.
Mos e lini lëkurën të thatë
Qëndrimi i hidratuar është shumë i rëndësishëm për shëndetin tuaj në përgjithësi, pasi jua mban lëkurën të njomë. Lëkura e thatë nuk e thith parfumin sa duhet dhe nuk e mban atë për shumë kohë. Aromat janë më të mira kur lëkura është e njomë dhe qëndrojnë shumë më gjatë.
Spërkatni jastëkun dhe çarçafët
Mos e ekzagjeroni me një aromë që do t’ju irritojë dhe nuk do t’ju lërë të bëni gjumin që dëshironi, por pasja e një arome gjatë kohës që jeni të mbështjellë, ju ndihmon shumë të fitoni një ndjesi freskie dhe arome të mirë.
Kujdes me detergjentin dhe veshjet
Sigurisht, rrobat tuaja lahen me detergjente të zakonshme. Por gjithsesi kushtojini rëndësi pasi ka disa detergjente që jo vetëm ju ofrojnë rroba më të buta, por mbajnë aromë shumë të mirë. Mjafton të investoni te një që do t’jua mbushë të gjithë gardërobën me ndjesi freskie.
Çka hani ju ndikon te aroma e trupit
Është e rëndësishme të jini mjaft të vëmendshëm me ushqimin nëse doni të mbani vazhdimisht erë të mirë. Disa ushqime si për shembull ato me erëza, qepët dhe hudhrat kanë shije të mirë, por nuk i bëjnë aromës së trupit asnjë nder. Ajo që hani mund të çlirohet nga poret e trupit tuaj brenda 48 orëve pas vaktit. Gjithashtu, ushqimi mban në dorë fatin e parfumit në trupin tuaj. Mbajeni trupin të freskët duke ngrënë fruta, perime dhe proteina. Alkooli gjithashtu ka efekt të kundërt për aromën e trupit, ndaj përpiquni ta ndryshoni atë me një lëng frutash.
Praktikoni aromat me “shtresa”
Ka një arsye përse ekzistojnë losionet, sapuni dhe xhelet e dushit. Përdorini ato për të krijuar aromën e preferuar të trupit për ju, që do t’ju ndihmojnë ta mbani për më shumë kohë. Madje mund të eksperimentoni me shtresëzimin e aromave të ndryshme që kanë disa përbërës të përbashkët. Mos ngurroni të provoni derisa të gjeni atë që kërkoni.
Jini gjithnjë të përgatitur
Personat që kanë gjithnjë aromë të mirë mbajnë përherë me vete një çamçakëz për të luftuar erën e keqe të gojës. Po ashtu, parfumet e vogla duhet t’ju shërbejnë vazhdimisht për të shtuar erën e mirë kur ju duhet. Investoni për shampot me spërkatje dhe te parfumi i flokëve për të pasur përherë aromë të mirë edhe kur nuk i keni larë ato.
Spërkatni me zgjuarsi
Ndoshta nuk e keni menduar gjatë vendin ku e hidhni parfumin, por duhet ta mendoni. Shkoni përtej kyçit të dorës dhe fokusohuni në pikat e nxehta ose ato të pulsit, pasi janë zonat më të nxehta të trupit tuaj. Përveç kyçeve, spërkatni edhe brenda bërrylave, në pjesën e pasme të gjunjëve, si dhe në kraharor, pas veshëve dhe në zona të tjera të hapura.
Spërkatni kur duhet
Gjithë kjo spërkatje në aq shumë vende mund të duket si një sasi e madhe parfumi, apo jo? Sekreti është ta hidhni të gjithën gjysmë ore përpara se të dilni nga shtëpia dhe spërkatja nga një distancë gjysmë metri ju ndihmon gjithashtu. Kjo ndihmon që aroma juaj të mos jetë shumë e rëndë. Për ata që e hedhin parfumin me nxitim, duhet ta rimendojnë edhe një herë rutinën. Riaplikimi i parfumit gjatë ditës duhet bërë gjithashtu.
Zgjidhini parfumet siç duhet
Nuhatja e parfumit në vend dhe pëlqimi i tij nuk ju ndihmon aspak për të përzgjedhur. Çdo aromë mund të transmetohet ndryshe nga njeriu në njeri. Për më tepër, që parfumet nuk janë të lira, shkruan Shqip. Jini të zgjuar kur investoni në të dhe zgjidhni atë që ju përshtatet. Merrni një test dhe përdoreni për një ditë ose dy për të parë se çfarë ere përçon te ju dhe vendosni nëse ju përshtatet apo ju pëlqen përpara se ta blini.
Shkoni përtej lëkurës
Nuk ka të bëjë vetëm me aromën e mirë të rupit tuaj, por edhe me atmosferën rreth jush. Mbani aromatikë në dollapin tuaj dhe në vende të ndryshme në shtëpi. Kjo ju ndihmon të keni gjithçka rreth jush të freskët dhe ngadalë trupi juaj do ta thithë këtë aromë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë