Ne do t’ju paraqesim disa nga llojet kryesore te racave të maceve në mënyrë që ju të dini se ç’maçok jeni duke futur në shtëpi.
Persianet
Kjo është një nga racat më popullore të maceve në botë. Macja persiane është shumë leshatore dhe “dembele”. Ajo është një mace aristokrate, e cila si racë e pastër gjendet rrallë.
Ekzotiket
Macet ekzotike renditen për nga popullariteti pas maceve persiane. Këto mace janë ndër më të mirat për t’ju bërë shoqëri në prehër.
Maine Coon
Kjo është një mace goxha e madhe në përmasa dhe e ka origjinën nga Amerika.
Ragdoll
Raca ragdoll është shumë e këndshme, mëson shumë shpejt dhe ngjan shumë me një qen për nga sjellja dhe zgjuarsia.
Kjo mace është më e famshmja në Britani. Ajo është e dashur, e qetë dhe është e përshtatshme të mbahet nëse keni dhe kafshë të tjera.
Abisinianet
Macet e racës abisiniane janë të bukura, të zgjuara dhe të shkathëta.
Raca “flokëshkurtra amerikane” është një nga më të përhapurat në SHBA.
Sfinksat
Macet e kësaj race janë “të shëmtuara”, pa flokë dhe me një pamje jo shumë të këndshme. Jo çdokush do të dëshironte të mbante një mace të tillë në shtëpi.
Siamezet
Këto janë macet shtëpiake më të vjetra. Macet siameze janë të bukura, kanë pamje aristokrate, por janë hijerënda, veçanërisht ato me ngjyrë të zezë.
Birmanet
Macet e racës birman janë shumë të ëmbla. Origjina e tyre është Azia. /Telegrafi/