10 përfitime të mahnitshme nga ngrënia e kastravecëve
Kur mendoni për kastravecin, cila është gjëja e parë që ju shkon në mendje? Për disa, ata mendojnë për një ushqim të shijshëm që i pasuron sallatat e tyre. Të tjerët mendojnë për diçka që duhet vënë në sy gjatë trajtimit të fytyrës.
Pavarësisht se çfarë keni menduar për kastravecin më parë, ai është i mbushur me përfitime të cilat thjesht nuk mund të injorohen.
Herën tjetër që shkoni në dyqanin ushqimor, sigurohuni t’i vendosni disa nga këto fruta të shijshme në shportën tuaj. Po, e lexuat mirë. Kastravecët janë fruta, jo perime siç besojnë shumica.
Ruajtja e hidratimit
Shumë njerëz thjesht nuk e kanë kohën që nevojitet për ta pirë sasinë e rekomanduar të ujit në ditë. Nëse kjo tingëllon si ju, filloni të përtypni tranguj të shijshëm. A e keni ditur se këto fruta përbëhen nga 96 për qind ujë? Meqë po flasim për një mënyrë të thjeshtë për ta kompensuar mungesën e ujit.
Luftimi i nxehtësisë nga jashtë dhe brenda
Keni pasur ndonjëherë dhimbje intensive të urthit? Nëse po, merreni një kastravec dhe filloni ta hani. Urthi do të zhduket menjëherë. Nëse digjeni nga dielli, mund ta aplikoni trangullin në lëkurën tuaj për ta lehtësuar dhimbjen nga djegia.
Largoni toksinat
Meqë trangujt janë të mbushur me ujë, ata funksionojnë pothuajse si një fshesë virtuale që i pastron të gjitha mbeturinat e dëmshme nga sistemi juaj. Kur e konsumoni trangullin në baza të rregullta, ai në fakt mund t’i shpërbëjë gurët në veshkat tuaja. Kjo është një mënyrë shumë më e mirë për t’i eliminuar gurët se sa të përpiqeni t’i nxirrni vetë.
Mbusheni trupin tuaj me vitamina
Vitaminat A, B dhe C mund t’ju japin energjinë shumë të nevojshme, ta forcojnë sistemin tuaj imunitar dhe ta mbajnë lëkurën shkëlqyese dhe rrezatuese. Dëshironi edhe më shumë forcë? Bëni lëng një trangull me spinaq dhe karrota.
Furnizoni lëkurën tuaj me disa minerale shumë të nevojshme
Trangujt përmbajnë silic, kalium dhe magnez. Për shkak se këto minerale janë aq të përhapura në fruta, banjat në tërë globin i përdorin ato në regjimin e tyre të trajtimit.
Humbni peshë
Jeni duke e kërkuar ndonjë mënyrë për të humbur peshë? Shtoni tranguj në supa, sallata dhe të tjera. Shijoni kastravecët e shijshëm me ndonjë salcë me nivel të ulët të yndyrës për të ndihmuar në shuarjen e urisë tuaj.
Zvogëloni shanset tuaja që të sëmureni nga kanceri
Mund të befasoheni kur të mësoni se shtimi i kastravecëve në dietën tuaj do të ndihmojë në uljen e mundësisë së kancerit në mënyrë të konsiderueshme. Ata janë të mbushur me veti luftuese të kancerit, kështu që konsumoni këto fruta të shijshme.
Ringjallni sytë tuaj
A e shikoni veten në pasqyrë dhe vëreni të fryra dhe qeska nën sytë tuaj? Sigurisht, të gjithë kemi dëgjuar që disa persona vendosin feta kastraveci në sytë e tyre, transmeton Koha.net. E vërteta është se ai me të vërtetë funksionon për ta rinovuar pamjen tuaj dhe për të hequr vite të tëra nga fytyra juaj.
Stabilizoni shtypjen tuaj të gjakut
Pavarësisht nëse keni shtypje të ulët apo të lartë të gjakut, kastravecët mund të ndihmojnë që t’ju sjellin lehtësimin që ju nevojitet.
Freskoni gojën tuaj
Për ata që kanë mishra të sëmura, lëngu i kastravecëve mund të ndihmojë në shërimin dhe rifreskimin e tyre, duke ju dhënë një gojë e cila duket dhe mbanë erë të mrekullueshme.
Derisa këto janë vetëm disa përfitime të kastravecëve, ka edhe shumë të tjera. Derisa ta keni mundësinë që t’i përjetoni disa nga vetitë shëruese në këtë fryt, nuk do ta kuptoni dot se sa është duke i munguar ai trupit tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A