DVV International – Instituti për bashkëpunim ndërkombëtar i bashkësisë së shkollave të larta popullore gjermane (Asociacioni gjerman për arsimin e të rriturve) në bashkëpunim me MASHT, MPMS, MKRS dhe akterët tjerë të arsimit në Kosovë, do të organizojnë konferencën “E ardhmja e arsimit për të rritur në Kosovë’, e cila do të mbahet me datën 22 nëntor, 2019 në Hotel ,Sirius’ në Prishtinë .
Sipas njoftimit për media, kjo konferencë është organizuar për të analizuar gjendjen aktuale të arsimit për të rritur në Kosovë dhe për të evidentuar hapat e mëtutjeshëm dhe të domosdoshëm për zhvillim, duke u bazuar në zbatimin e Kornizës për veprim (Belem Framework for Action ), e cila u miratua nga delegatët e konferencës së gjashtë ndërkombëtare për arsimin e të rriturve (CONFINTEA VI) në Belém, të Brazilit.
“Gjatë vitit 2017 në Koren Jugore nën organizimin e UNESCO-s dhe UIL, u organizua konferenca botërore për rishikimin afatmesëm të planit të veprimit dhe u analizua implementimi i rekomandimeve të dalura nga CONFINTEA – VI . Të gjitha shtetet pjesëmarrëse në këtë konferencë u dakorduan për progresin e arritur dhe adresuan rekomandimet e nevojshme për arritjen e agjendës botërore -2030 në fushën e arsimit për të rritur. Duke pasur parasysh zhvillimet e përmendura më lartë , dhe agjendën botërore për arsimin e të rriturve – 2030 , kemi nevojë që edhe ne të renditemi si pjesë përbërëse e kësaj agjende , të adresojmë të arriturat e deritashme dhe të nxjerrim rekomandimet e nevojshme për të realizuar Kornizën e veprimeve të nevojshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të arsimit për të rritur në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Konferenca – “E ardhmja e arsimit për të rritur në Kosovë” ka për qëllim pikërisht analizën dhe adresimin e planit të veprimit , përmes rekomandimeve të nevojshme për;
Politikat;
Qeverisjen;
Financimin;
Gjithë përfshirjen dhe barazinë;
Cilësinë në arsimin e të rriturve;
Fuqia e arsimimit të të rriturve, një vizion drejt vitit 2030;
“Kjo deklaratë përshkruan parimet udhëzuese dhe strategjitë kryesore për komunitetin ndërkombëtar të arsimit për të rritur, dhe shikon drejt CONFINTEA VII, të planifikuar për 2022. Le të mobilizohemi të gjithë së bashku për të ardhmen e arsimit për të rritur edhe në Kosovë dhe të jemi pjesë e CONFINTEA -VII.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës