Propozimi-ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, ka nxitur reagime me qëndrime të ndryshme, jo vetëm mes partive politike, por edhe ekspertëve të çështjeve juridike dhe politike.
Propozimi i Qeverisë, i cili rregullon përdorimin e shqipes në nivel lokal dhe qendror, si dhe në institucionet e administratës shtetërore, nga Risto Nikovski, njohës i çështjeve politike, vlerësohet si rrënues i karakterit unitar të shtetit, meqë, sipas tij, me këtë ligj aplikohet dygjuhësia në shtet e që bie ndesh me karakterin unitar të tij.
“Në fakt, kemi të bëjmë me ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, apo me fjalë të tjera shteti bëhet dygjuhësor dhe me këtë po rrënohet karakteri unitar i shtetit, pasi askund në botë nuk ka shtet unitar me dy gjuhë zyrtare. Me këtë do të ketë federalizim të drejtpërdrejtë të shtetit. Dygjuhësia nuk arrihet nëpërmjet përdorimit të gjuhës në qytetet e largëta, por nëpërmjet përdorimit të gjuhës në institucionet qendrore, si në Qeveri, Kuvend e kështu me radhë”, thotë për REL, Nikovski.
Për dallim nga më parë, tani edhe drejtuesit e seancave, qoftë të Qeverisë apo Kuvendit, nëse janë shqiptarë, ato do të mund t’i udhëheqin në gjuhën e tyre.
Ndryshime janë paraparë edhe në mbishkrimet në nivel qendror që duhet të jenë në dy gjuhë, ndërsa në nivelin lokal gjuha shqipe do të përdoret në të gjitha komunat ku më shumë se 20 për qind e popullatës flasin gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja, e që në këtë rast ka të bëjë me gjuhën shqipe, edhe pse nuk saktësohet qartë si e tillë.
Osman Kadriu, profesor i së drejtës Kushtetuese, thotë se zgjidhja e ofruar e avancon në masë të madhe statusin e shqipes, por kjo, sipas tij, nuk mund të nënkuptohet si zyrtarizim i plotë i gjuhës shqipe.
“Me këto risi që përfshihen në propozim-ligj, gjuha shqipe nuk do të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase, me formën e përdorimit të gjuhës shqipe, nuk do të kemi dygjuhësi në Maqedoni. Përfundimisht, me këto risi që janë të përfshira në draft-ligj, do të kemi vetëm se një avancim të gjuhës shqipe dhe përdorimin e saj në institucione konkrete, por sërish e them se përdorimi i saj do të jetë në nivel të kufizuar, pra assesi nuk mund të flasim se do të kemi gjuhën shqipe të barabartë me maqedonishten në nivel shtetëror”, vlerëson Kadriu.
Por, ndryshe nga ai mendon Mersel Bilalli, njohës i çështjeve politike, sipas të cilit propozimi i Qeverisë nënkupton zyrtarizim të gjuhës, ndërsa çështje tjetër, sipas tij, është ajo se deri në çfarë niveli zyrtarizohet.
“Mendoj se realisht, por edhe shkencërisht, bëhet fjalë për zyrtarizim të gjuhës shqipe, por çështje tjetër është nëse flasim për kapacitetin e zyrtarizimit. Pra, ashtu siç qëndron propozim-ligji mund të them se ka avancim të dukshëm dhe së pari theksohet zyrtarizimi i saj duke cituar amendamenti 5 konform nenit 7 të Kushtetutës, ku thuhet se gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe dhe alfabeti i saj edhe kjo qëndron në kllapa”, tha Bilalli.
Zgjidhja e ofruar, e që duhet të miratohet edhe në Kuvend me shumicë të thjeshtë votash, rregullon edhe çështjet e dokumenteve të udhëtimit, të cilat për komunitetin shqiptar do të jepen në dy gjuhë, ndërsa për maqedonasit dhe pjesëtarët e bashkësive tjera vetëm se në gjuhën maqedonase. Përdorimi i shqipes nuk parashihet në valutën shtetërore dhe në uniformat ushtarake.
Për zbatimin e ligjit pas miratimit të tij, Qeveria ka paraparë themelimin e dy institucioneve, të një agjencie dhe inspektorati, që do të merren me mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të miratuara. Për moszbatim të ligjit janë paraparë edhe gjoba për institucionet që sillen prej 4 deri në 5 mijë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Berisha: Prizreni dhe Malisheva në rend me Kosovën fituese, 137 për t’i dhënë fund hajdutëve që qeverisin vendin
E thirrën jashtë lokalit dhe e qëlluan, identifikohen 2 autorët e ngjarjes në Orikum
Sorensen konfirmohet përfundimisht emisar për dialogun Kosovë-Serbi
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës