Zyrtarizohet emërimi i Liburn Aliut si drejtor i Portit të Durrësit

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një konferencë për media ka zyrtarizuar emërimin e ish-ministrit Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu në krye të Portit të Durrësit.
Balluku ka thënë se ky port nuk do ti shërbejë vetëm Shqipërisë por do t’i shërbejë më gjerë Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Porti I Durrësit për ne ka qenë një prioritet. Kemi kërkuar gjithmonë që të drejtohej nga profesionist jo vetëm që njohin transportin por nga ana tjetër me aftësi negociuese me trupa ndërkombëtarë pasi Porti i ri i Durrësit parashikohet që të jetë edhe një bazë e NATO-s”, ka thënë Balluku.
Ministrja ka shtuar se për këtë arsye dhe për shumë arsye tjera zhvillimore drejtimi duhet të jetë në duar të mira dhe profesionale
“Për këtë arsye duke qenë se Kreshink Barjaktari do të marrë një detyrë të re, stafetën do t’ia lë një tjetër kolegu të mirë që unë e kam njohur në punë dhe njerëzit njihen në punë. E kam njohur vite më parë kur kemi qenë koleg të dy qeverive, dhe ky është Liburn Aliu, arktiket me profesion dhe me një karrierë të gjatë në politikë”, tha Balluku.
Ndryshe dje në media është raportuar për emërimin e Aliut në këtë pozitë. /Telegrafi/
















































