Xhengis Rexhepi ka marr drejtimin Lirisë për edicionin e ri, pasi klubi prizrenas nuk ia arriti të kthehej në Superligë.
Granit Begolli nuk do të jetë më trajner, pasi kjo punë i është besuari Xhengis Rexhepit, i cili edhe me parë ka punuar në futbollin tonë.
Ai ka drejtuar Llapin dhe Dukagjinin, ndërsa me Lirinë nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e marrëveshjes.
Rexhepi ka folur për faqen e klubit, duke thënë se Liria e meriton të jetë në Superligë dhe do të punohet për këtë gjë.
“Është nder e privilegj të drejtoj një skuadër me nam, siç është Liria. Objektivi parësor mbetet kthimi në elitë”.
“Liria dhe qyteti i Prizrenit por dhe Kosova e meriton dhe e ka për nder që një ekip i tillë të jetë në Superlig. Me punë dhe angazhimin e të gjithëve besoj në sukses’, tha Rexhepi pas nënshkrimit të kontratës.
Pronari i klubit, Raman Kiqe ka premtuar përkrahjen për shefin e ri të shtabit si dhe angazhim, për të arrit objektivin. /Telegrafi/