Site icon Telegrafi

Napoli e kompleton transferimin e Manolas nga Roma

Napoli është afër transferimit të Kostas Manolas për 36 milionë euro nga Roma, pasi janë gati të aktivizojnë klauzolën e lirimit të tij.

Mbrojtësi 28-vjeçar e nënshkroi kontratën në këtë mbrëmje të 30 qershorit, derisa do të fluturojë në javën e ardhshme për testet mjekësore, mirëpo marrëveshja personale tashmë është konfirmuar mes të dyja klubeve.

Giallorossët kanë konfirmuar se e kanë shitur mbrojtësin grek te rivali i tyre nga Serie A për 36 milionë euro.

Besohet se Manolas ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, me një pagë rreth 3.5 milionë euro në sezon, që do ta dërgojë atë në 4.5 milionë euro varësisht nga paraqitjet që bën.

Në këtë marrëveshje po ashtu bëhet e ditur se do të jenë edhe dy milionë euro shtesë nga shuma e transferimit, derisa Amadou Diawara do të kalojë te Roma për 18 milionë euro plus tre milionë nga bonuset.

Diawara është aktualisht duke luajtur në Kupën e Kombeve të Afrikës me Guinenë, kështu që transferimi i tij do të ndodhë në muajin korrik. /Telegrafi/

Exit mobile version