Evertoni ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit italian, Moise Kean nga Juventusi.

Klubi anglez thuhet se ka nënshkruar Kean nga Juventus në një marrëveshje pesë-vjeçare, me vlerë 30 milion euro plus bonuse.


Sipas mediumeve, Juventusi do të fitojë deri në 10 milionë euro bonuse të ndryshme të lidhura me performancën.

Edhe pse nuk ka asnjë mundësi blerjeje të përfshirë në kontratë, Juventusit do t'i jepet mundësia që të përputhet me çdo ofertë nëse Evertoni dëshiron ta shet në të ardhmen.

"Jam shumë krenar dhe i nderuar që vesh fanellën e Evertonit. Do të jap më të mirën për këtë ekip", ka thënë fillimisht Kean.

"Kam qenë i bindur të nënshkruaj sepse Everton është një klub që shikon të ardhmen dhe kështu jam edhe unë. E njoh madhësinë e klubit. Ka ambicie të mëdha dhe do të punoj shumë për t'i ndihmuar të përmbushim atë që duam të arrijmë".

"Jam mësuar të fitoj dhe dua ta sjell këtë qëndrim fitues te ky ekipi. Shpresoj se do të jem shumë i mirë në fushë dhe do t'i sjell gëzime tifozëve", përfundoi italiani.

Pavarësisht moshës së tij të re, Kean tashmë ka tre paraqitje me kombëtaren e Italisë, duke shënuar edhe dy gola.

Ai gjithashtu gjeti rrjetën shtatë herë në 17 ndeshje konkurruese sezonin e kaluar për Juventusin apo mesatarisht një gol çdo 94 minuta në fushë. /Telegrafi/

telegrafi sport app