Telegrafi

Zyrtare: Mirlind Kryeziu vazhdon kontratën me Zurichun

Mirlind Kryeziut ka zgjatur edhe për tre vjet të tjera marrëveshjen e tij me klubin e Zurich, pra deri në verën e vitit 2025.

Qendërmbrojtësi, tani 25-vjeçar ka kaluar në të gjitha grupmoshat e këtij klubi, ndërsa kontratën e tij të parë profesionale me klubin e nënshkroi në pranverën e vitit 2017.

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës, deri më tani ka zhvilluar 84 ndeshje me Zurichun.

Ai ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë tre asistime gjatë kësaj periudhe.

Nën drejtimin e trajnerit Andre Breitenreiter, mbrojtësi është kthyer në një shtyllë të rëndësishme të mbrojtjes dhe këtë sezon ka luajtur 22 nga 23 ndeshjet në kampionat, të gjitha 90 minuta.

Drejtori sportiv i FC Zurich, Marinko Jurendic, ka folur për zgjatjen e kontratës së Kryeziut.

“Mirlind ka vazhduar të zhvillohet dhe, falë cilësive dhe personalitetit të tij futbollistik, është kthyer në lojtarë kryesor. Jam i kënaqur që bashkëpunimi ynë do të vazhdojë dhe që Mirlind do të mbetet një pjesë e rëndësishme e ekipit tonë”, deklaroi ai.

Zurich po udhëheq në Superligën e Zvicrës me 53 pikë, dhjetë më shumë se Young Boysi. Ata deri më tani kanë fituar 12 tituj të kampionit. /Telegrafi/