LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Labinot Ibrahimi kthehet te Prishtina

Zyrtare: Labinot Ibrahimi kthehet te Prishtina

Prishtina e ka zyrtarizuar edhe rikthimin e Labinot Ibrahimit, që kthehet në kryeqytet pas gjashtë vitesh aktivizim te Partizani.

Klubi nga kryeqyteti e ka konfirmuar marrëveshjen mes palëve, duke e konfirmuar se kalimi i lojtarit është bërë me ndihmën e presidentit të Partizanit, Gazmend Demi palë miqësise së tij me Remiz Ejupin.

“Presidenti i nderuar i Partizanit, mik i ngushtë i kryetarit të FC Prishtina, Remzi Ejupi, do të ndihmoj klubin tonë duke pranuar ofertën e transferimit të Labinot Ibrahimit, nga radhët e Partizanit nga Tirana në Prishtinë”.


“Labinot Ibrahimi, ndër futbollistët më të dashur të tifozerisë së kuqe, do të rikthehet në skuadrën e Prishtinës pas 6 vitesh kur në vitin 2013 kishte lëvizur për Tiranë”.

“Labinot Ibrahimi, ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm, si me Prishtinën po ashtu edhe me Partizanin”.

“Ndërsa, FC Prishtina, edhe njëherë falënderon publikisht presidentin Demi për ndihmën dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy klubeve”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ibrahimi ka qenë pjesë e Prishtinë, kur klubi kryeqytetas e dominoi futbollin kosovar, duke e fituat titullin dy vite radhazi. /Telegrafi/