Darijo Srna ka vendosur të dalë në pension nga futbolli ndërkombëtar.

Mbrojtësi kroat ka vendosur t’i varë këpucët në gozhdë.


Srna, nuk do të luaj më për kombëtaren e Kroacisë, duke vendosur të iu lë vendin të rinjve, pas Kampionatit Evropian të luajtur në Francë.

34-vjeçari ka lënë pas vetës një rekord të paraqitjeve në kombëtaren kroate.

Mbrojtësi i Shakhtar Donetsk ka luajtur hiç më pak se 134 ndeshje për Kroacinë. /Telegrafi/

telegrafi sport app