LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Cancelo rinovon me Manchester Cityn

Zyrtare: Cancelo rinovon me Manchester Cityn
Foto: mancity.com

Manchester City ka njoftuar se ka rinovuar marrëveshjen me Joao Cancelon.

Pep Guardiola e sheh portugezin si lojtar jetik në strategjitë e tij dhe kështu vendosën të zgjasin bashkëpunimin.

Përmes një njoftimi në ueb faqen e tyre, Manchester City njoftoi se Cancelo ka vazhduar kontratën deri në vitin 2027.


“Manchester City është i kënaqur të konfirmojë se Joao Cancelo ka nënshkruar një rinovim të kontratës edhe për dy vjet”, thuhet fillimisht në komunikatë.

“Marrëveshja e re e 27-vjeçarit do të thotë se ai do të qëndrojë në Etihad Stadium deri në verën e vitit 2027, kohë në të cilën ai do të ketë kaluar tetë vjet në klub”.

“Cancelo ka qenë një zbulim që kur mbërriti në futbollin anglez, duke ripërcaktuar rolin e një mbrojtësi të krahut me një seri paraqitjesh të vazhdueshme të shkëlqyera sulmuese dhe ai thotë se është në vendin më të mirë për të arritur ambiciet e tij në karrierë”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Islandë - Kosovë: Foda me tri ndryshime nga ndeshja e parë

Formacionet zyrtare, Islandë - Kosovë: Foda me tri ndryshime nga ndeshja e parë

Përfaqësuesja e Kosovës
Kane po kërkon rikthimin në Ligën Premier, zbulohet klubi të cilit ai preferon t’i bashkohet

Kane po kërkon rikthimin në Ligën Premier, zbulohet klubi të cilit ai preferon t’i bashkohet

Ndërkombëtare
Kosova një hap larg Ligës B, finalja me Islandën luhet në Spanjë

Kosova një hap larg Ligës B, finalja me Islandën luhet në Spanjë

Gjiganti evropian po e fiton garën për Nico Williams, gati oferta prej 10 milionë eurove në vit

Gjiganti evropian po e fiton garën për Nico Williams, gati oferta prej 10 milionë eurove në vit

La Liga
Zyrtare: Igor Tudor merr drejtimin e Juventusit

Zyrtare: Igor Tudor merr drejtimin e Juventusit

Serie A
Roy Keane çmonton lojtarin e Anglisë pas ndeshjes me Shqipërinë: Ai nuk do të luajë nën drejtimin e Tuchel

Roy Keane çmonton lojtarin e Anglisë pas ndeshjes me Shqipërinë: Ai nuk do të luajë nën drejtimin e Tuchel

Përfaqësueset
Kalo në kategori