Zvicër, Gjermani apo Austri, Meka-n gjithmonë me veti e ki!

Kudo që të shkojë diaspora jonë, shijen e vendlindjes e merr gjithmonë me vete. Në valixhet e tyre, përpos kujtimeve dhe mallëngjimit, një vend të veçantë e zënë edhe produktet tradicionale, të cilat sjellin aromën dhe shijen e tokës së tyre të dashur. Në këtë udhëtim të pandarë, produktet e MEKA Halal Food janë ato që na lidhin fort me origjinën, ku gjithmonë gjejmë ngrohtësinë dhe autenticitetin e ushqimeve të përgatitura me përkushtim dhe dashuri.Që nga themelimi i saj, MEKA Halal Food ka qenë e përkushtuar për të ofruar produkte të cilësisë më të lartë, të certifikuara me standardet Halal, të cilat janë pranuar dhe vlerësuar gjerësisht nga konsumatorët, jo vetëm në Kosovë por edhe përtej kufijve të saj.
Në çdo tryezë ku gatuhet me kujdes dhe dashuri, një produkt MEKA e bën çdo vakt më të veçantë, duke rikthyer aromat dhe shijet e vjetra, që na kujtojnë fëmijërinë dhe jetën në vendlindje.
MEKA Halal Food ka bërë të mundur që produktet e saj të jenë të pranishme kudo që jetojnë dhe punojnë shqiptarët. Mërgimtarët tanë nuk kanë më nevojë të bëjnë kompromise kur bëhet fjalë për cilësinë dhe shijen, MEKA është aty për t'ju ofruar atë që e dëshironi dhe e meritoni.

















































