Ashtu siç u raportua më herët, Qeveria ka nisur procedura për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski dhe e ka dërguar te Këshilli i Prokurorëve Publik (KPP) për të marrë mendimin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Si shkaqe për një shkarkim të Zvërlevskit numërohen kryerja e jashtligjshme dhe e vonuar e kryerjes së funksionit, sipas dispozitave ligjore.
Mirëpo Zvërevski nuk deklaron asgjë konkrete në lidhje me këtë procedurë. Për Makfaks, Zvërlevski është përgjigjur shkurtë se nuk dëshiron që të komentojë nismën e Qeverisë së re./Telegrafi/