LAJMI I FUNDIT:

Zvarritja e proceseve gjyqësore është bërë praktikë, Llaskarca akoma pa epilog final

Zvarritja e proceseve gjyqësore është bërë praktikë, Llaskarca akoma pa epilog final

Tetë muaj iu deshën Gjykatës Penale të Shkupit ta shkruajë aktgjykimin për procesin gjyqësor maratonik prej pesë vitesh, në lidhje aksidentin tragjik të autobusit “Durmo Turs” në Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona dhe 39 të tjerë u lënduan. Vonesa e dorëzimit të aktgjykimit deri te palët është në kundërshtim me Ligjin për Procedurë Penale, i cili parashikon që aktgjykimi duhet të jetë gati në afat prej maksimum dy muajsh.

“Aktgjykimi që është publikuar patjetër të përgatitet me shkrim në afat prej 15 ditësh pas publikimit, ndërkaq në lëndët e komplikuara me përjashtim në afat prej 60 ditësh, afate të cilat nuk mund të tejkalohen”, thuhet në Nenin 407, paragrafi 1 i Ligjit për Procedurë Penale.

Për këtë, familjarët e viktimave në vazhdimësi kanë theksuar se procesi i Llaskarcës është “drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”, duke nënvizuar se zvarritjet janë të qëllimshme.


Megjithatë, palët tani duhet të vazhdojnë përballjen në shkallën e dytë, në Gjykatën e Apelit, ku do të duhet të japin sqarime dhe prova për teoritë e tyre të rastit, të cilat janë diametralisht të kundërta. Prokuroria pajtohet me faktin që të gjithë 6 të akuzuarit janë shpallur fajtorë, por nuk është e kënaqur me lartësinë e dënimit. Ankesa kanë paralajmëruar edhe të akuzuarit tjerë, asnjëri prej të cilëve nuk e pranon fajin.

Çështja e zvarritjes së proceseve gjyqësore në vazhdimësi është një ndër kritikat kryesore të qytetarëve, për çka edhe niveli i tyre i besimit në togat e zeza është në përqindje mjaft të ulët. Kjo, përveç dëmit në kredibilitetin e institucioneve të drejtësisë, dëmton dhe buxhetin e shtetit. Sipas ministres së Financave, vetëm gjatë vitit 2024, Maqedonia e Veriut ka paguar 3 milionë euro për mosdorëzim të aktgjykimit në afat të arsyeshëm.

“Lëndët i humbim, për shkak të gabimeve të gjyqtarëve ose sjelljes së papërgjegjshme. Gjegjësisht, mos dorëzimit të aktgjykimit në afat të arsyeshëm. Vetëm në vitin 2024 për këtë, gjatë vitit 2024 janë paguar 3 milionë euro”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska.

Çështja ka edhe anën tjetër të medaljes. Përkundër qytetarëve që duan drejtësi të shpejtë dhe efektive, ka dhe të tillë që duan të ngadaltë, derisa të vjetrohet.

Për shembull, proceset gjyqësore të ish Prokurorisë Speciale, kanë zgjatur me vite, ndërkaq shume prej tyre janë vjetruar. Një ndër arsyet kryesore është zvarritja e orareve të seancave, mosprezenca e palëve, por edhe pensionimi i anëtarëve të porotës, të cilët detyrojnë gjyqtarin që të kthejë gjykimin nga e para.

Për të mos qenë kjo e mjaftueshme, këtu është edhe politika që vendosi pikën në shtator të vitit 2023. Ndryshoi Kodin Penal dhe me këtë u vjetruan një numër i madh i lëndëve, në të cilat, funksionarë të partive me vite po endeshin nëpër gjykata.

Sipas raportit të Këshillit Gjyqësor për punën e gjykatave gjatë vitit 2023, prej 34 gjykatave, të përditësuara kanë qenë vetën 13, ndërkaq jo të përditësuara 21, prej të cilave 3 gjykatat e Apelit dhe 18 gjykata themelore. E papërditësuar është edhe gjykata më e madhe në vend, gjegjësisht Penalja e Shkupit.

Sipas të dhënave të Këshillit për vitin 2024, gjykatave në vend, u janë dashur mesatarisht një vit për të zgjidhur një lëndë, ndërkaq ka gjykata ku kjo kohë tejkalohet./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori