LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg shet aksionet e tij, për ti paguar taksat

Zuckerberg shet aksionet e tij, për ti paguar taksat

Drejtori ekzekutiv dhe themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg sot do të shesë një pjesë të aksioneve të tij në vlerë prej 2.3 miliardë dollarësh, për ti paguar taksat ndaj shtetit.

Shitja e aksioneve të tij është pjesë e ofertës prej 70 milionë aksioneve. Zuckerberg është duke i shitur 41.35 të aksioneve të tij. Marc Andreessen, një investitor në Facebook është gjithashtu duke i shitur 1.6 milionë aksione. Sot, vlera e një aksioni në Facebook ka arritur në 54 dollarë, dhe kjo bën që vlera e aksioneve të Andreessen të arrijë në 86.4 milionë dollarë.

Facebook "synon që të ardhurat neto t’i përdor për kapital dhe për qëllime të tjera të përgjithshme të korporatës," thuhet sipas një njoftimi për media të lëshuar sot nga kompania.

Në shtator, Forbes pati vlerësuar pasurinë e Zuckerberg me 19 miliardë dollarë, apo sa dyfishi i vitit të kaluar. Aksionet e Facebook janë rritur 108 për qind gjatë vitit të kaluar. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji

"Google duhet të shesë Chrome", Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk heq dorë nga qëndrimi

Teknologji
A njofton Instagrami përdoruesit kur bëni 'screenshot' ndonjë 'story' apo postim?

A njofton Instagrami përdoruesit kur bëni 'screenshot' ndonjë 'story' apo postim?

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Kalo në kategori