LAJMI I FUNDIT:

ZTE Axon 30 është përditësuar për t’u bërë telefoni i parë Android me 20 GB RAM

ZTE Axon 30 është përditësuar për t’u bërë telefoni i parë Android me 20 GB RAM

Një dëshmi tjetër se telefonat inteligjentë po bëhen më të fuqishëm pothuajse çdo ditë këto ditë po vjen nga Kina.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për ZTE që sapo ka prezantuar një telefon me 20 GB RAM!

Modeli me më shumë se dyfishin e sasisë së RAM-it nga shumica e kompjuterëve që përdorim sot është Axon 30, i zbuluar zyrtarisht në Kinë në fund të korrikut.


Pajisja, e cila me siguri do të mbahet mend si Androidi i parë me 20 “giga” RAM, u krijua nga një procedurë e re teknologjike.

Sipas mediave, ekspertët e ZTE, me një teknologji të veçantë “bashkimi”, arritën të integrojnë RAM dhe ROM memorie, të cilat sollën mundësi të reja në telefon.

Kjo teknologji thuhet se funksionon në parimin e kompresimit të të dhënave, i cili krijon memorie shtesë pune që nuk ekziston fillimisht në pajisje.

Kjo do të thotë në mënyrë specifike që Axon 30 është e pajisur me 12 GB RAM, e cila plotësohet nga teknologjia e sipërpërmendur e bashkimit me 8 GB hapësirë të tjera të papërdorura për ruajtjen e të dhënave.

Dhe përveç një zgjidhjeje inovative të kujtesës, ZTE Axon 30 u ofron klientëve të ardhshëm më shumë gjëra të tjera.

Bëhet fjalë për një telefon me një ekran OLED 6.92 inç, një rezolucion prej 1,080 X 2,460 pikselë dhe një normë rifreskimi prej 120Hz. Pajisja ka një chipset Qualcomm Snapdragon 870 të kombinuar me 256 GB memorie të brendshme.

Çmimi i kësaj pajisje është rreth 500 euro, por fati i saj jashtë tregut kinez, të paktën tani për tani, nuk dihet, pasi kompania ZTE është nën sanksionet e administratës amerikane. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Foto që tregojnë qartë dallimet mes kamerave të Samsung Galaxy S24 dhe S25

Foto që tregojnë qartë dallimet mes kamerave të Samsung Galaxy S24 dhe S25

Teknologji
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?

Teknologji
Bursa të plota për vajzat në Siguri Kibernetike nga ICK dhe LuxDev

Bursa të plota për vajzat në Siguri Kibernetike nga ICK dhe LuxDev

Teknologji
Po vjen videoloja e re e Doom

Po vjen videoloja e re e Doom

Lojëra
Kalo në kategori