Site icon Telegrafi

Zotimi i vonshëm i Balotellit: Do ta bind Milanin të më blejë dhe do të luaj në ‘Euro 2016’

Mario Balotelli është zotuar që ta sigurojë vendin e titullarit te Milani dhe të zë një vend në përfaqësuesen e Italisë në ‘Euro 2016’.

25-vjeçari nuk ka arritur ta kthejë formën e tij qëkur është shëruar nga lëndimi dhe Rossonerët pritet ta kthejnë në fund të sezonit te Liverpooli.

Gazzetta dello Sport njofton se agjenti Mino Raiola e ka takuar lojtarin për ta inkurajuar dhe motivuar që ta rikthejë formën.

“Në tetë ndeshjet e mbetura do të jap maksimumin që ta bind Milanin të më blejë dhe të siguroj një vend për ‘Euro 2016’”, citohet të ketë thënë italiani.

Njëherësh thuhet se Balo është takuar me zëvendëspresidentin e Milanit, Adriano Galliani, për ta njoftuar me planet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version