Askush nga serbët në Kosovë nuk do të ndërmarrë asgjë që do të sillte reagim të shqiptarëve apo të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare që kundër serbëve të ndërmarrin ndonjë aksion.
Këtë e ka thënë sonte shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Djuric, gjatë një interviste në televizionin publik serb.
Sipas tij, serbët nuk kanë arsye të brengosen.
“Ata të cilët po përhapin dezinformata nuk po punojnë në interes të shtetit tonë, por në interes të Prishtinës”, ka përsëritur ai, duke aluduar në deklaratat e kryemurgut serb të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq i cili ka thënë se më 5 gusht serbët pritet të shpallin autonominë dhe më pas do të ndërhyjë Prishtina me forcat e armatosura.
Deklarata e BE-së për qetësi, ka bërë që zyrtarët serb të zbusin deklarimet e tyre se do të themelojnë AKS-në në mënyrë të një anshme, nëse një gjë të tillë nuk e bën Kosova siç janë dakorduar në Bruksel.
Të premten gjatë ditës edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u ka shkruar një letër të hapur serbëve të cilët jetojnë në veri të Mitrovicës, duke u bërë thirrje për qetësi, dhe duke i siguruar se Serbia do të ruaj jetën e tyre.
Këto reagime të zyrtarëve të lartë shtetërorë serb, vijnë pas raportimeve të shumta, se situata në veri mund të eksalojë, nëse bëhet ndonjë veprim i një anshëm për themelimin e AKS-së nga pala serbe.
Kryeministri Haradinaj, të premten ka mbledhur krerët e sigurisë për të analizuar situatën e sigurisë në vend.
Me një urdhër operativ Policia e Kosovës ua ka ndërprerë shkuarjen në pushime pjesëtarëve të uniformuar të saj,
Ndërkohë, është duke u zhvilluar debat i madh lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, që u propozua nga Thaçi, por që nuk përkrahen nga askush.
Haradinaj ka thënë se një gjë e tillë do të nxitë konflikt të armatosur, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë