Zjarr në një rafineri të naftës në Los Angeles

Një zjarr i madh u raportua natën e së enjtes në një rafineri nafte në zonën e Los Angelesit, SHBA duke nxitur reagimin e ekipeve të emergjencës.
Pamjet nga helikopteri i NBC Los Angeles treguan flakët që dilnin nga dy nga tubacionet dhe një zonë tjetër në rafinerinë Chevron në El Segundo.
Zyrtarët e qyteti të El Segundo njoftuan se zjarri nuk ishte shkaktuar nga flakëzat e djegies së gazrave.
Fire Chevron El Segundo CA 10/3/2025 #Chevron #elsegundo pic.twitter.com/F9aV7bxkqx
— Chiwit (@ChiwitMc) October 3, 2025
Video e kapur në rrjetet sociale tregonte një top zjarri që dukej se shpërthente nga objekti dhe flakët që ndriçonin horizontin.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, është informuar për situatën.
“Zyra jonë po koordinon në kohë reale me agjencitë lokale dhe shtetërore për të mbrojtur komunitetin përreth dhe për të siguruar sigurinë publike”, tha zyra e guvernatorit.
Rafineria e naftës mbulon rreth 1000 hektarë dhe ka rreth 1800 kilometra tubacione. Ajo kryesisht rafinon benzinë, karburant për aeroplanë dhe naftë dizel dhe mund të rafinojë deri në 290 mijë fuçi naftë bruto në ditë. /Telegrafi/
❗️🇺🇲 - Major Explosion and Fire at Chevron Refinery in El Segundo, CA
A massive explosion has just rocked the Chevron oil refinery in El Segundo, California—just south of Los Angeles International Airport (LAX)—triggering a large-scale fire that's visible for miles.
Emergency… pic.twitter.com/jEt1OM9WIQ
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) October 3, 2025



















































