Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it e ka kaplu zajrri. Në vend ngjarje kanë dalë policia dhe zjarrëfikësit. Ende asgjë nuk dimë nëse ka persona të lënduar”, ka thënë Gashi.
Telegrafi ka siguruar fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetëm i zi duke dal nga zjarri i këtij objekti. /Telegrafi/