Telegrafi

Zidane për disfatën kundër Barcës: Humb miqësore, por më pas fito gjithçka

Barcelona ka triumfuar 3-2 në miqësoren e luksit kundër Real Madridit në Miami të SHBA-ve.

Trajneri i madrlienëve, Zinedine Zidane nuk është ndarë i kënaqur me lojën e treguar të të besuarve të tij.

“Ne e filluam shumë keq lojën, pësuam dy gola në 6-7 minuta, që do të thotë se nuk ishim të përqendruar. Kemi pasur momente të mira, por në përgjithësi, nuk mund të themi se kjo ishte një periudhë e mirë për ne”.

“Mposhtja nuk ka rëndësi për mua, ajo gjithmonë lëndon, por nuk është e rëndësishme tani, po punojmë dhe nuk do të ndryshoja asgjë. Është pak më e keqe për humbësit, por unë nuk do të ndryshoja asgjë. Humb miqësore, por më pas fito gjithçka”.

Ai u pyet edhe mundësisë së transferimeve të tjera pos të ardhurve të fundit.

“Është e njëjta pyetje të cilën ma parashtruat dhjetë ditë më parë. Gjithmonë më pyetni të njëjtën gjë dhe gjithmonë ju them të njëjtën gjë, unë jam këtu për të punuar me lojtarët që kam”. /Telegrafi/