LAJMI I FUNDIT:

Zidane jep një paralajmërim të qartë për të ardhmen e tij mes zërave për kalim tek Man United

Zidane jep një paralajmërim të qartë për të ardhmen e tij mes zërave për kalim tek Man United

Zinedine Zidane ka dhënë një paralajmërim të qartë sa i përket të ardhmes së tij duke marrë parasysh thashethemet se ai është njëri prej kandidatëve kryesor për ta zëvendësuar Erik Ten Hag tek Manchester United.

Ten Hag mbetet nën presion të madh tek ‘Djajtë e Kuq’ pas barazimit pa gola në vikend ndaj Aston Villës, që do të thotë se ata janë bërë klubi i dytë me më së paku gola të shënuar deri më tani në elitë (5).

United mban pozitën e 14-të në tabelë teksa holandezi e theu rekordin e tij të sezonit të kaluar për ecurinë më të dobët të klubit në një sezon të Ligës Premier.


Përkundër raportimeve të shumta, Sky Sport News ka bërë me dije se nuk ka pasur asnjë kontakt me Thomas Tuchel, i cili është një tjetër kandidat i mundshëm për stolin e gjigantit anglez.

Një tjetër trajner i cili gjithmonë është përmendur për stolin e Unitedit është ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Sidoqoftë, legjenda franceze kishte deklaruar para finales së Ligës së Kampionëve se rikthimi në stol nuk është prioriteti i tij kryesor.

“Janë bërë tri vite që prej se kam qenë trajner i Real Madridit. Isha një lojtar, isha një trajner. Por sot, dua gjëra të tjera”.

“Dua ta shijojë jetën time, të kujdesem për fëmijët e mi dhe nipërit e mi gjithashtu, pasi së fundmi u bëra gjysh. Jeta ime është e përmbushur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, kishte thënë Zidane./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zidane jep një paralajmërim të qartë për të ardhmen e tij mes zërave për kalim tek Man United

Zidane jep një paralajmërim të qartë për të ardhmen e tij mes zërave për kalim tek Man United

Ndërkombëtare
“Nuk ka të bëjë asgjë me numrin 10”, Arbër Zeneli reagon pas situatës me Kosovën

“Nuk ka të bëjë asgjë me numrin 10”, Arbër Zeneli reagon pas situatës me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Bonucci ‘injoron’ Messin dhe Ronaldon kur tregon kush ishte kundërshtari i tij më i vështirë

Bonucci ‘injoron’ Messin dhe Ronaldon kur tregon kush ishte kundërshtari i tij më i vështirë

Serie A
Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – piketon yllin e Lille si objektiv kryesor

Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – piketon yllin e Lille si objektiv kryesor

La Liga
Makelele jep dorëheqje nga pozita e trajnerit pas vetëm tri ndeshjeve për arsye befasuese

Makelele jep dorëheqje nga pozita e trajnerit pas vetëm tri ndeshjeve për arsye befasuese

Ndërkombëtare
Kalo në kategori