Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në konferencë për shtyp pas përfundimit të referendumit tha se shkaktarë për dështimin e referendumit për marrëveshjen me Greqinë është qeveria.
Ai u shpreh i kënaqur që numri i shqiptarëve që kanë votuar në referendum është i njëjtë me numrin e atyre që kanë votuar në ciklet zgjedhore të mëparshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ne si Aleancë për Shqiptarët jemi të kënaqur që shqiptarët i janë përgjigjur pozitivisht anëtarësimit për NATO dhe BE. Është përafërsisht numër i barabartë i shqiptarëve që votojnë në ciklet tjera zgjedhore. Bazuar në faktin që nuk u arrit censusi, nuk jemi të habitur, pasi kemi qenë të vetmit që kemi vlerësuar se referendumi është i panevojshëm. Sot është përgjigja më e mirë që Aleanca atëherë ka pasur të drejtë. Shpresojmë që situata politike do të jetë më e relaksuar”.
“Subjektet politike duhet ta arrijnë kompromisin në Kuvend, pasi rruga e Maqedonisë është drejt NATO-s dhe BE-së. Janë disa shkaqe për rezultatin e sotëm dhe gjithë këto shkaqe e kanë emëruesin e përbashkët – qeveria. Lista Zgjedhore është mes tjerash shkaktare për dështimin e referendumin. Gjithashtu edhe migrimi i popullsisë. Shkaktarë për dështim është edhe përkrahja e LSDM-së për BDI-në”, tha mes tjerash Sela.
Ndërsa në pyetjen e gazetarëve për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ai tha se tani nuk është koha për zgjedhje./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

KB “Grapeland Basketball” dhuron pako ushqimore për njerëzit në nevojë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi