Një delegacion nga Kosova, i kryesuar nga kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, po qëndrojnë në një vizitë në Turqi, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik.
Delegacioni është takuar me drejtuesit Odës së Industrisë së Stambollit, të kryesuar nga kryetari Irfan Ozhamaratli.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, informoi nikoqirët lidhur me mundësitë dhe lehtësirat ligjore që ndërlidhen me investitorët e huaj të cilat i ofron Kosova në favor të zhvillimit ekonomik të vendit, por edhe nxitjen e interesimit për sektorin privat.
Ai prezantoi Ligjin e ri për Investime Strategjike, Ligjin për Trepçën, Brezovicën dhe foli për vazhdimin e privatizimit në Kosovë si mundësi të reja për investime.
Kryetari i AKB-së, përmendi si mundësi për investime edhe sektorin e turizmit në Kosovë, me theks të veçantë në bregdetin e Shqipërisë i cili ka më shumë se 300 kilometra vijë bregdetare.
“Përparësi tjetër është edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe të cilën investitorët nga Turqia mund ta shfrytëzojnë përmes investimeve me programet prodhuese dhe riprodhuese në Kosovë”, tha Agim Shahini.
Ai shtoi se edhe Kosova ka çfarë të eksportojë në Turqi, por vitin e kaluar ka hasur në pengesa jo tarifore gjatë tentimit të eksportit nga Kosova në Turqi në pikën kufitare Edrene.
“Jemi të interesuar që në vitin e ardhshëm në Stamboll të organizojmë “Ditët e Biznesit Kosovar” me ju dhe bashkatdhetarët tanë këtu”, tha Shahini.
Sipas tij, Turqia është njëri ndër investitorët më të fuqishëm në Kosovë dhe kjo është si rezultat i trajtimit të mirë që Kosova e bënë për ju, por edhe njëkohësisht kërkojmë një trajtim tillë për bizneset shqiptare që tentojnë të marrin treg në Turqi.
“Përvoja e zhvillimit të industrisë prodhuese në Turqisë, mund të jetë model i mirë për Kosovë, por këtu duhet të na mbështetni me të gjitha mundësitë. Kosova ka pak prodhues në krahasim me Turqinë, por ata që janë kanë prodhime cilësore e që po konkurrojnë në tregje evropiane”, tha Shahini.
Ai e njoftoi nikoqirët lidhur me aktivitetet që bënë AKB-ja në favor të komunitetit të biznesit.
Irfan Ozhamaratli, kryetar i Odës së Industrisë të Stambollit (Istanbul Sanayi Odasi), tha se janë të gatshëm që të forcojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, sidomos në rritjen e investimeve e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.
“Raportet tregtare janë të mira, por ato duhet të rriten edhe më shumë, krahas me invetsimet në Kosovë dhe anasjelltas, duhet të rritet jo vetëm eksporti, por edhe importi”, tha Ozhamaratli.
Ai tregoi se bizneset turke janë të interesuara që të vijnë e investojnë në Kosovë, sidomos në prodhim.
Turqia ishte njëri ndër vendet e para që kanë njohur Kosovën ku edhe krahas njohjes shumë kompani kanë investuar atje.
“Marrëveshja për tregti të lirë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës e nënshkruar kohë më parë, nuk po gjen zbatim si duhet. Institucionet tona, kanë kryer të gjitha procedurat, por nga institucionet e Kosovës nuk është bërë asgjë dhe kjo duhet zbatuar”, tha Ozhamaratli.
Ai tregoi se Oda e Industrisë të Stambollit, është njëra ndër odat më të mëdha biznesore në Turqi e cila ka mbi 18 mijë anëtarë apo mbi 2500 kompanitë më të fuqishme në Turqi.
Ai u interesua lidhur me mundësitë dhe potencialet që ofron Kosova për investitorët nga Turqia për të cilat u informua nga kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.
Dy palët u dakorduan që të vazhdojnë takimet në vitin e ardhshëm me qëllim të gjetjes së bashkë investitorëve nga të dy shtetet.
Kjo vizitë po realizohet në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2016”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
Elegancë dhe dashuri – Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt
Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events
Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!
Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë
Delirio, Cupid’s Call - Muzika dhe dashuria bashkohen në një festë elektronike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re