Nga: Agnès Poirier, shkrimtare dhe kritike / The Guardian (titulli origjinal: Like the rest of France, I couldn’t wait for Ridley Scott’s Napoleon. Then I actually saw it)
Përkthimi: Telegrafi.com
Kur verën e kaluar u publikua traileri për Napoleonin e Ridley Scottit, rrjetet sociale franceze përdridhen prej emocioneve. Premtimet e trailerit ishin të bollshme, ndërsa pasaktësitë historike të vërejtura aty-këtu (jo, Napoleoni nuk gjuajti me top në piramida), aspak nuk e shuan entuziazmin tonë; në fund të fundit, artistëve të mëdhenj u lejohet liria poetike. Dhe, sa i guximshëm ishte regjisori 85-vjeçar anglez që trajton një temë kaq të rëndësishme. Pra, që në fillim ishim të mahnitur. A do të ishte Napoleoni i matshëm me debutimin e tij mjeshtëror, me filmin Duelistët dhe temën që zhvillohet në Francë gjatë luftërave të Napoleonit dhe që është përshtatur nga një histori e shkurtër e Joseph Conradit? Shpresat ishin të mëdha.
Fakti se një anglez u ngarkua me interpretimin e fundit të Napoleonit, kjo vetëm sa e ushqente kureshtjen tonë. Shumica prej nesh e mirëpresim një qëndrim të huaj për historinë dhe për trashëgiminë tonë kulturore, ndoshta edhe më shumë kur vjen nga një ish-armik i fuqishëm. Kjo përvojë ndërkulturore nxit shkëmbime dhe biseda interesante. Sa histori musketierësh, të Mbretit Diell dhe të Maria Antonetës ka krijuar Hollivudi – që nga lindja e kinemasë? Nuk mund t’i numërojmë. Sa Zhan d’Arka? Ishin Ingrid Bergman, Hedy Lamarr, Jean Seberg, Milla Jovovich, për të mos përmendur të paharrueshmen Renée Falconetti në kryeveprën e Carl Theodor Dreyerut.
Sigurisht, Hollivudi nuk është i vetmi. Shumë kineastë janë përpjekur për të interpretuar disa aspekte të historisë franceze. Ndërmarrja e regjisorit të madh polak Andrzej Wajda, për revolucionarin Danton – me Gérard Depardieun në rolin kryesor – është perlë e elegancës vizuale dhe e inteligjencës. Sa i përket veprës Adieu Bonaparte të mjeshtrit egjiptian Youssef Chahine – për fushatën e Napoleonit më 1798 në Egjipt – sigurisht që nuk i mungon bukuria apo madhështia. Të huajt shpeshherë i perceptojnë gjërat që ne nuk mund t’i shohim, duke na ndihmuar ta kuptojmë më mirë veten tonë. Natyrisht, kur i zhbirojnë me sukses sekretet tona dhe kur ato i shfaqin me mjeshtëri. Ka edhe dështime epike në këtë zhanër: filmat me skenarët që nuk kanë asnjë sens historie, asnjë inteligjencë apo kuptim të personazheve historike, asnjë këndvështrim. Këto janë veprat e kineastëve të cilët historinë franceze e përdorin ashtu siç të tjerët e përdorin tapetin – si dekor dhe thjesht si anekdotë.
Shkova në një nga shfaqjet e para të Napoleonit të Scottit, në një kinema në bregun e majtë të Parisit, jo shumë larg Sorbonës. Mendova se filmin do ta shfaqnin në teatrin e tyre panoramik, me 250 vende. Në vend të kësaj, e shfaqën si me druajtje në ekranin e tyre më të vogël. Ndoshta, thjesht po i testonin gjërat – sepse, ishte ora dhjetë e mëngjesit. Megjithatë, mezi prisja të jem e vetme. Dhe, për fat të mirë kështu ndodhi. Për 158 minutat e ardhshme, isha në gjendje të zhurmoja dhe të frymoja me zë të lartë pa u shqetësuar për askënd tjetër.
Trajtimi i Ridley Scottit i Uaterlos, nuk është pamje e bukur në ekran. Te shikuesit francezë, Napoleoni i tij frymëzon një mori të vazhdueshme të emocioneve: trishtim kur e sheh një mundësi kaq kolosale e kaq të humbur; dhimbje kur dëgjon dialogë të ngathët; hutim kur e kupton se Scotti mbase nuk e ka marrë mundimin të lexojë një libër historie, për t’i kontrolluar mirë faktet historike; përgjumje në skenën e kush e di se cilës betejë; mërzi kur dëgjon përplasjen kronologjike të rrjedhës së skenarit që është aq i tmerrshëm saqë i mungon çdo ngjasim me skenarin: dhe, mirënjohje kur Napoleoni i shuan qirinjtë, duke na kursyer lojën e dhomës me Jozefinën.
Si u bë që kaq shumë talente prapa dhe para kamerës, një subjekt kaq i pasur dhe kaq shumë mjete të të çojnë në një debakël të tillë? Ndoshta sepse Scotti është më i interesuar për imazhet sesa për fjalët. Por, kostumet dhe grimi i bukur, madje edhe një drejtor i talentuar fotografie, nuk e bëjnë një film të shkëlqyeshëm. Ju duhet edhe një sy dhe një vizion prapa kamerës, një dirigjent ose ai që ne në Francë e quajmë autor. Stanley Kubricku e kishte një dhomë të veçantë në shtëpinë e tij, kushtuar kërkimeve të tij mbi Napoleonin – një film të cilin e ndoqi gjatë gjithë jetës, si qëllim të paarritshëm, sepse aq komplekse është figura e titullit dhe aq perfeksionist ishte Kubricku.
Regjisori i ndjerë i filmit do t’i kishte kuptuar faktet: për shembull, se Napoleoni kurrë nuk e kishte planifikuar pushtimin e gjithë Rusisë brenda një fushatë trejavore dhe se ishte i vetëdijshëm për dimrin e tmerrshëm rus; thjesht, nuk e kishte parashikuar shpërthimin e tifos që vrau 100 mijë njerëz të tij.
Ky nuk do të ishte aq problem, nëse regjisori do ta jepte këndvështrimi origjinal për temën, e sidomos ndonjë aspekt të personalitetit të Napoleonit dhe të arritjeve të tij. Madje, duket se nuk e di se janë dy burra te Napoleoni: është Bonaparti, heroi i Revolucionit Francez që ia dha Francës dhe Evropës institucionet e epokës iluministe që ekzistojnë edhe sot, dhe që i çliroi komunitetet hebraike nga getot evropiane; dhe, është Napoleoni, ai heroi i shndërruar në sundimtar autoritar, fushatat ushtarake të të cilit e shteruan një komb të tërë nga rinia dhe nga pasuria. Përtej fakteve, mangësia më e madhe historike e Scottit është injorimi i politikës; në vend të kësaj na jep taktikat e Napoleonit në fushën e betejës, si një pasqyrë për jetën e tij seksuale. Është i ngathët, pa shije dhe i mërzitshëm.
Duke pasur parasysh se rreth 200 milionë dollarë u shpenzuan për këtë realizim, ai lehtë mund ta kishte bërë një film me dy pjesë, duke pasur parasysh një pjesë të kompleksitetit të temës. Në vend të kësaj, e futi një 49-vjeçar me pamje të rraskapitur, Joaquin Phoenixin, për ta luajtur oficerin e ri 24-vjeçar, ndërsa aktorit të madh ia dha vetëm dy qasje për të aktruar: brutalen dhe grotesken. Vanessa Kirby, në rolin e Jezefinës, është i vetmi tipar i rregullt në këtë fatkeqësi të industrisë së filmit: është e besueshme dhe e dashur, pavarësisht linjave banale që ia jep skenari. Mjerisht, Jozefina si e vetme nuk mund ta shpëtojë këtë Napoleon. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/shkrimi-i-gjergj-fisht-euml-s-102-vjet-m-euml-par-euml-shqiptar-euml-t-presin-ccedil-far-euml-u-jep-europa_hd-780x439.jpg)
Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë
![Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Sindhi-780x439.jpg)
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
![Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Leka-Zogu-e1737640112517-780x439.jpg)
Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
![Thënie të Gëtes: Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/04/Goethe-780x439.jpg)
Thënie të Gëtes: Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim!
![UBUNTU](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/07/Ubuntu-780x439.png)
UBUNTU
![Pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/01/Skenderbeu-2-780x439.jpg)
Pema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe