Kandidati republikan, Donald Trump është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka arritur të sigurojë 270 votat e nevojshme elektorale.


09/11/2016 08:00-Edhe gjashtë vota i duhen Trumpit

Donald Trump ka fituar në Pennsilvania dhe i duhen edhe gjashtë vota për t’u shpallur zyrtarisht president i ri i SHBA-ve.

Aktualisht, kandidati republikan ka 264 vota elektorale. Në anën tjetër, Hillary Clinton ka 215 vota.

Vlen të theksohet se për tu shpallur president duhen 270 vota.

votes

09/11/2016 07:47-Donald Trump fiton në Alaska

Donald Trump, kandidati republikan, ka triumfuar në shtetin e Alaska.

Me këtë rast, Trump ka siguruar edhe tre vota elektorale për president të SHBA-ve, ku tani ka 247 sosh.

Në këtë formë, Trump ka thelluar epërsinë me Hillary Clinton, kandidatja demokrate, e cila 215 sosh.

Vlen të theksohet për tu shpallur president duhen 270 vota.

alaska

09/11/2016 07:41-Ndiqeni debatin për zgjedhjet presidenciale amerikane (Livestream)

Po vazhdon debati i organizuar Telegrafi.com dhe RTV Dukagjinit për zgjedhjet presidenciale amerikane.

Deri më tani po udhëheq kandidatja demokrate, Hillary Clinton kundrejt republikanit, Donald Trump.

Donald Trump, kandidati republikan ka 244 vota elektorale kundrejt demokrates, Hillary Clintonit e cila ka 215 sosh.

09/11/2016 07:35-Kjo është mënyra se si mund të triumfojë Hillary Clinton

Hillary Clinton ende ka gjasë që ta fitojë garën presidenciale, pavarësisht se është në disavantash të madh.

Ka mjaftë vota elektorale që mund të ndalin Donald Trump nga fitorja, për aq kohë ku pjesa e mbetur e shteteve mund të kthehen në favorin e Clinton.

Shtetet e mbetura si Pensilvania, Miçigan, Minesota dhe Arizona mund të jenë të mjaftueshme për të arritur 270 votat elektorale të duhura për ta çuar atë drejt Shtëpisë së Bardhë...për më shumë, klikoni KËTU.

09/11/2016 07:32-Përfaqësuesi i Dhomës së Posaçme uron Trumpin

Përfaqësuesi i Dhomës së Posaçme, Paul Ryan, ka folur në telefon me Donald Trumpin.

Ai ia ka uruar fitoren republikanit për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, raporton NBC.

Ai ka pasur një bisedë të mirë me Trumpin dhe ia ka uruar postin e Presidentit.

09/11/2016 07:14-Donald Trump fiton edhe në Utah

utah

Donald trump, kandidati republikan, ka triumfuar në shtetin e Utah.

Me këtë rast, Trump ka siguruar edhe gjashtë vota elektorale për president të SHBA-ve, ku tani ka 244 sosh.

Në këtë formë, Trump ka thelluar epërsinë me Hillary Clinton, kandidatja demokrate, e cila 215 sosh.

Vlen të theksohet për tu shpallur president duhen 270 vota.

09/11/2016 07:03-Këto janë shtetet që i kanë fituar Clinton dhe Trump

Tashmë është zbuluar edhe lista e shteteve ku kanë fituar vota kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Hillary Clinton.

Mund të vërehet qartë se në shumicën e shteteve më të mëdha ka fituar bindshëm kandidati nga radhët e republikanëve Trump, për të cilin ishte përfolur shumë gjatë fushatës zgjedhore...për më shumë, lexoni KËTU.

09/11/2016 06:57-Ndiqeni debatin për zgjedhjet presidenciale amerikane (Livestream)

Po vazhdon debati i organizuar Telegrafi.com dhe RTV Dukagjinit për zgjedhjet presidenciale amerikane.

Deri më tani po udhëheq kandidatja demokrate, Hillary Clinton kundrejt republikanit, Donald Trump.

09/11/2016 06:39-Clinton fiton në Nevada, por Trump i duhen edhe 32 vota për president

Hillary Clinton, kandidatja demokrate, ka triumfuar në shtetin e Nevadas.

Me këtë rast, Clinton ka siguruar edhe gjashtë vota elektorale për president të SHBA-ve, ku tani ka 215 sosh.

Por, Hillary mbetet pas kundër kandidatit republikan, Donald Trump, i cili ka 238 vota.

Vlen të theksohet për tu shpallur president duhen 270 vota. /Telegrafi/

lll

09/11/2016 06:34-Republikanët fitojnë Kongresin dhe Senatin

Partia Republikane ka fituar Kongresin dhe Senatin me votat e siguruara.

Donald Trump ka fituar zgjedhjet në shtetin e Iowa dhe Winsconsin duke thelluar diferencën me demokraten Hillary Clinton.

Sipas Fox Neës, Donald Trump ka marrë 254 vota elektorale, që do të thotë se i duhen edhe 16 vota për t’u shpallur President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë Hillary Clinton ka marrë 209 vota elektorale.

09/11/2016 06:12-Trump fiton edhe Iowa, thellon epërsinë

Donald Trump, kandidati republikan ka fituar edhe në shtetin e Iowas.

Me këto gjashtë vota elektorale, Trump thellon epërsinë në 238.

Ndryshe, kandidatja demokrate Hillary Clinton ka 209 vota elektorale.

Vlen të theksohet për tu shpallur president duhen 270 vota. /Telegrafi/

uiowa

09/11/2016 06:03-Shikoni reagimet e simpatizuesve të kandidatëve për president të SHBA-ve

Përkrahësit e Hillary Clintonit duken të befasuar me rezultatin e zgjedhjeve.

Kandidates demokrate i duhen 61 vota ndërsa republikanit, Donald Trump 28 vota elektorale.

Ndryshe, Clinton apo Trump do të jetë presidenti i 45-të amerikan...për më shumë, klikoni KËTU.

ppp

09/11/2016 05:44-Trump rikthen epësinë

ddd

Donald Trump është shumë afër zgjedhjes president i Shtetet të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka siguruar 232 vota elektorale dhe i duhen edhe pak për të arritur minimumin e kërkuar prej 270 votash.

Në anën tjetër, Hillary Clinton ka 209 vota elektorale dhe kanë mbetur edhe disa shtete për të caktuar presidentin e 45-të amerikan.

Gara e ngushtë dhe vendimtare po zhvillohet në Michigan, që mund të vendosë gjithçka. /Telegrafi/

09/11/2016 05:26-Ndiqeni debatin për zgjedhjet presidenciale amerikane (Livestream)

Po vazhdon debati i organizuar Telegrafi.com dhe RTV Dukagjinit për zgjedhjet presidenciale amerikane.

Deri më tani po udhëheq kandidatja demokrate, Hillary Clinton kundrejt republikanit, Donald Trump.

09/11/2016 05:06-Përmbysje e madhe: Tani, Clinton kryeson në garën për president të SHBA-së

kampi

Gara për president të Shteteve të Bashkuara është duke u bërë dramatike nga minuta në minutë.

Televizioni amerikan, CNN raporton se kandidatja demokrate ka arritur të fitojë 197, derisa kundër kandidati i saj Donald Trump 187.

Edhe pse gjatë dy orëve të fundit dukej se Trump po printe bindshëm në shumë shtete, Clinton është rikthyer fuqishëm duke lënë prapa kundër kandidatin, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet për tu shpallur president duhen 270 vota.

09/11/2016 04:53-Më në fund buzëqesh pak Hillary Clinton

rezult

Sipas Zërit të Amerikës, Hillary Clinton ka zbutur diavantazhin e votave kundrejt Donald trumpit pas humbjes në Florida.

Tani kandidatja demokrate ka 131 kundrejt 167 vota elektorale, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet për tu shpallur president duhen 270 vota.

09/11/2016 04:31-A do të bëhet presidenti i ri Donald Trump?

donaldi

Kanë mbetur edhe disa orë deri në përfundimin e numërimit të votave për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Sipas CNN-it, Donald Trump ka shtuar numrin e votave kundrejt Hillary Clintonit pas fitores në Florida.

Tani kandidati republikan po udhëheq 167 me 109 vota elektorale, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet për tu shpallur president duhen 270 vota.

Vlen të theksohet se Florida e ka rikthyer në senat republikanin Marco Rubion.

09/11/2016 04:24-Po rriten shanset që Donald Trump të bëhet President i SHBA

Shanset që republikani Donald Trump të zgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po rriten me shpejtësi.

‘Independent’ raporton se anketues të ndryshëm po parashikojnë një fitore të mundshme të Donald Trump ndaj Hillary Clinton.

Kjo pasi republikani ka fituar disa nga shtetet më të rëndësishme dhe më të populluara në SHBA.

Në orët e fundit, shanset që Trump të fitojë janë rritur me 25%.

Po kështu edhe New York Times shkruan se shanset që Trump të mundë Clinton janë rreth 54%, pra republikani mund të jetë Presidenti i ardhshëm amerikan.

09/11/2016 04:16-Republikanët po udhëheqin 151 me 104 vota elektorale

Zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë marr një drejtim të papritur deri më tani.

Në fakt, Donald Trump ka shtuar numrin e votave kundrejt Hillary Clintonit.

Tani kandidati republikan po udhëheq 151 me 104 vota elektorale.

Vlen të theksohet për tu shpallur president duhen 270 vota.

yyy

09/11/2016 04:09-Ndiqeni debatin për zgjedhjet presidenciale amerikane (Livestream)

Po vazhdon debati i organizuar Telegrafi.com dhe RTV Dukagjinit për zgjedhjet presidenciale amerikane.

Deri më tani po udhëheq kandidati republikan, Donald Trump kundrejt demokrates, Hillary Clinton.

09/11/2016 04:03-Suzana Shkreli nuk arrin të hyjë në Kongres

suzia Suzana Shkreli (Demokrate) dhe Mike Bishop (Republikan)

Kandidatja e parë shqiptare për Kongres ka dështuar të bindë votuesit në Michigan.

Ajo është mundur prej kandidatit republikan Mike Bishop, i cili ka merr mandatin e dytë në Kongres.

Sipas të dhënave, Bishop ka marrë më shumë se 64 për qind të votave kundrejt 31 për qind të votave të Shkrelit. /Telegrafi/

amerikaa

09/11/2016 03:55-Për Trumpin votuan meshkujt dhe të moshuarit, kurse për Clintonin femrat dhe të rinjtë

Në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, për Donald Trumpin kanë votuar meshkujt dhe të moshuarit, ndërsa për Hillary Clinton gratë dhe të rinjtë.

Sipas CNN, nga 21.753 persona që kanë votuar, gjysma prej tyre kanë qenë meshkuj që ia kanë dhënë votën kandidatit të Republikanëve, derisa 54 për qind e femrave ish-sekretares së Shtetit...për më shumë, klikoni KËTU.

09/11/2016 03:45-Po thellohet epërsia e Trumpit në raport me Clintonin

tramp

Sipas Zërit të Amerikës, Donald Trump ka thelluar epërsinë kundrejt Hillary Clinton.

Tani kandidati republikan po udhëheq 148 me 104 vota elektorale.

Vlen të theksohet për tu shpallur president duhen 271 vota. /Telegrafi/

09/11/2016 03:30-Atmosfera në Times Square të New Yorkut (LIVE-VIDEO)

Shikoni çfarë po ndodh në Times Square të New Yorkut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qytetarët po presin në rruge rezultatin kush do te jetë presidenti i ri amerikan.

Kujtojmë se deri më tani kandidati republikan, Donald Trump ka 140 vota elektorale kundrejt demokrates, Hillary Clinton, e cila ka 104 sosh. /Telegrafi/

09/11/2016 03:23-Clinton: Çfarëdo që ndodhë sonte, faleminderit për gjithçka

Kandidatja demokrate presidenciale, Hillary Clinton, ka falënderuar ekipin e saj të fushatës.

“Ky ekip ka për çka të krenohet. Çfarëdo që ndodhë sonte, faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Clinton në Facebook.

Në këto momente, gara mes dy kandidatëve presidencialë është duke shkuar shumë ngushtë.

09/11/2016 03:17-Trump përmbys rezultatin kundrejt Clintonit

repus

Sipas Zërit të Amerikës, Donald Trump ka rikthyer epërsinë kundrejt Hillary Clinton.

Tani kandidati republikan po udhëheq 134 me 104 vota elektorale.

Vlen të theksohet për tu shpallur president duhen 271 vota. /Telegrafi/

09/11/2016 03:08-Zgjedhjet në SHBA - Demokratët po udhëheqin kundrejt republikanëve

ote

Sipas CNN-it, Hillary Clinton ka shtuar epërsinë kundrejt Donald Trump.

Clinton ka fituar shtetin e New Yorkut ndërsa Trump është i pari në Kansas, North Dakota, South Dakota, dhe Wyomingi.

Megjithëse Trump ka ngashënjyer në 13 shtete kundrejt tetë tëp Clintonit, vota elektorale ka më shumë kandidatja demokrate.

Clinton deri më tani ka siguruar 97 vota ndërsa Trump ka 84 sosh. Vlen të theksohet për tu shpallur president duhen 271 vota. /Telegrafi/

09/11/2016 02:49-Sa vota ka marrë kandidatja shqiptare për në Kongresin Amerikan?

suzi

Rezultatet e para të publikuara nga agjencia e lajmeve Associated Press për qarkun e 8-të të Michiganit për Kongres nuk duken mirë për Suzana Shkrelin.

Kandidatja me origjinë shqiptare për një vend në Kongres, sipas këtyre të dhënave të para ka vetëm 30 % të votave të numëruara, ndërsa kundërkandidati i saj, Mike Bishop ka mbi 60 %.

Shkreli ka kandiduar me Partinë Demokrate, ndërsa gjatë fushatës ajo kishte marrë përkrahjen edhe të presidentit amerikan, Barack Obama. /Telegrafi/

09/11/2016 02:42-Bastoret tashmë shpallin fituesin e zgjedhjeve presidenciale amerikane

baste

Bastoret botërore në agjendat e tyre nuk i kanë vetëm ngjarjet sportive por edhe këto siç janë zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Kështu bastoret më të mëdha botërore, siç është ajo “Wiliam Hill” fitoren e Hillary Clinton e vlerësojnë me 1 dhe me kuotën 1.12 kurse kuota për kandidatin republikan Donald Tramp për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë është hiç më pak se 6!

Vlerësime të ngjashme ka dhënë edhe bastorja “Ledbrouks”, e cila për fitoren e Hilarit ka dhënë kuotën 1.14 kurse për Trampin 5.

09/11/2016 02:39-Ngushtohet rezultati mes Clintonit dhe Trumpit

Kandidati Republikan, Donald Trump ka arritur të fitojë edhe në dy shtete, Alabama dhe Karolinën e Jugut, duke fituar në total në pesë shtete.

Derisa kundër kandidatja e tij nga radhët e Demokratëve, Hillary Clinton ka fituar në shtatë shtete siq janë, Delaëare, Illionois, Maryland, Massachusetts, Neë Jersey, Rhode Island dhe District of Columbia.

Gjersa Clinton ka arritur fitojë 68 derisa Trump 66, që e bën garën më të ashpër për të parin e Amerikës. /Telegrafi/

rtezs

09/11/2016 02:28-Njihuni me burrin 103 vjeç, që ka votuar 21 herë në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Ed Palkot i ka 103 vjet dhe të martën ka shfrytëzuar për të 21-të herë, të drejtën që të votojë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Palkot një patriot i madh ka bindur edhe të birin e tij, një gazetar që merret me rrëfime të ndryshme nga Iraku, që të kthehet në vendlindje për të votuar, transmeton Telegrafi.

“Më ka thënë se sapo ishte kthyer nga vendvotimi. Për ta konfirmuar këtë, babai im ka votuar për herën e 21-të në zgjedhjet presidenciale, ku për herë të parë votoi në vitin 1936 kur ishte vetëm 23 vjet”, ka deklaruar i biri i Edit.

edi

Besohet se në shtëpinë e tij tradicionalisht është votuar për Republikanët.

“Kennedy gjithmonë kanë qenë të popullarizuar në shtëpinë tonë. Ende i kujtohet kur ka votuar për Roosevelt-in.. Në vitin 1928, ishte vetëm 15 vjeq dhe për këtë nuk ka mundur të votoj, por ka marrë pjesë në fushatën e kandidatit Demokrat Al Smith”, shtoi i biri i tij. /Telegrafi/

09/11/2016 02:23-Arrestohet një punonjës i Trump, tentoi të votojë dy herë

Policia në shtetin e Texasit kanë njoftuar se kanë arrestuar një person.

Ai ishte përpjekur të votojë dy herë.

Raportohet se votuesi punon për Donald Trump.

zzz

09/11/2016 02:14-Përmbysen rezultatet: Clinton po udhëheq kundrejt Trumpit

Pas rezultateve të para, kur Donald Trump po udhëhiqte, tani kandidatja demokrate ka përmbysur rezultatin.

Përmbyset rezultati në garën e ashpër që po zhvillohet për president të Shteteve të Bashkuara, ku Hillary Clinton është rikthyer fuqishëm duke prirë me 68, për dallim nga Donald Trump i cili ka grumbulluar deri më tani vetëm 48.

CNN raporton se Hillary po kryeson në tetë shtete, derisa kundër kandidati i saj, Trump në gjashtë.

Gjersa Clinton ka fituar sigurt në Delaware, Illinois, Maryland, Massachusetts, New Jersey, Rhode Island dhe District of Columbia, Trump po fiton në Oklahoma, Mississippi and Tennessee./Telegrafi/

amerika

09/11/2016 01:53-Voton veterani i Luftës së Dytë Botërore

Harvey Erwin 94 vjeçar nga Joplin, Missouri, votoi me asistimin e mbesës së tij.

Të pranishmit e duartrokitën pasi që një i pranishëm e dalloi atë nga kapela me emblemen e "Air Force"! Erwin kishte marrë pjese në 25 misione ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore.

misuri

09/11/2016 01:38-Trump po fiton edhe në Florida dhe Virginia

Donald Trump arrin një rezultat të papritur në shtetin e Floridas.

Pas mbylljes së votimit në Virginia dhe Florida, CNN jep projektimet e para të rezultateve.

Sipas rezultateve në Florida, përsëri Doland Trump kryeson me 58.5 të votave, ndërsa Hillary me 30.2 për qind të votave.

Projektimet e CNN-it bëjnë me dije se kandidati republikan, Donald Trump, po fiton edhe në Virginia duke grumbulluar 49.5 për qind të votave, duke lënë prapa Hillaryn me 45.5 për qind të votave.

rezz

09/11/2016 01:23-Debati i Telegrafi.com dhe RTV Dukagjinit për zgjedhjet presidenciale amerikane

09/11/2016 01:12-Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale amerikane

Kanë dal edhe rezultatet e para të zgjedhjeve amerikane për president.

Sipas CNN-it, Donald Trump, deri më tani ka fituar 19 senator ndërsa kundërshtari i tij ka marrë shumë më pak, transmeton Telegrafi.

Hillary Clinton, kandidatja demokrate ka marrë vetëm tre senator ndërsa për tu shpallur presidenti, kandidatëve ju duhen 271 senator për tu bërë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjersa Trump ka fituar dy shtete, Kentuckyn dhe Indianën ndërsa Clinton triumfoi në shtetin e Vermontit. /Telegrafi/

votaa

09/11/2016 01:03-Mbyllet vendvotimi pas të shtënave me armë në Kaliforni, një i vdekur

qq

Një qendër votimi në Azusa në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është bllokuar për shkak të të shtënave me armë.

Sipas mediave amerikane, pesë të plagosur dhe një i vdekur.

Ngjarja ndodhi në një lagje rreth orës 14:00 sipas orës lokale, dhe nuk ka raportime që të shtënat të kenë lidhje me procesin e votimit.

09/11/2016 00:53-Karolina Veriore kërkon edhe 90 minuta më shumë për votim

zzzz

Karolina Veriore ka kërkuar zgjatjen e mundësisë për votim në këtë vend edhe për 90 minuta.

Bordi i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga ky vend pas problemeve që kishte në sistemin elektronik, ka njoftuar Briana Khan, zyrtare e Bordit të Zgjedhjeve për CNN.

Sipas rregullave të shtetit, të gjitha vendvotimet duhet të qëndrojnë gati edhe për një orë e gjysmë. Janë shtuar edhe 60 anëtarë tjerë të stafit për të ndihmuar në orën shtesë.

09/11/2016 00:44-Meksikanët bëhen gati të festojnë humbjen e Donald Trumpit

Shumë meksikanë kanë filluar përgatitjet për të festuar humbjen e kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, raporton AP.

Një përdorues i Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që sonte të mblidhen në monumentin e Pavarësisë në Mexico City që te festojnë humbjen eventuale të Trump-it, dhe së paku 500 persona i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes, transmeton Telegrafi.

Trump nuk është edhe aq i dashur në Meksikë për shkak të deklaratës së shumë emigrantë meksikanë janë kriminelë dhe përdhunues, por edhe premtimi i tij se do të ndërtoj murin mes SHBA-ve dhe Meksikës. /Telegrafi/

09/11/2016 00:39-Çka janë "sondazhet pas votimit" dhe nëse mund tu besohet?

anketa

Votuesit janë pyetur pyetje rreth moshës, racës, seksit dhe të ardhurave. Sondazhi është thelbësor për mendimin e tyre rreth çështjeve të rëndësishme zgjedhore, si ekonomi dhe emigracionit.

Forma e studimit është plotësisht anonim dhe mbushet në qendrën e votimit, ndërsa kompania e mirënjohur amerikane, Edison në ditën e zgjedhjeve ka bërë një anketë me 933 votues.

Të dhënat e anketës i kanë shfrytëzuar AP, ABC News, CBS News, CNN, Fox News dhe NBC News, të cilët i quajnë Sondazhet Nacionale, transmeton Telegrafi

Duke pasur parasysh faktin se mostra është e kufizuar dhe se pjesëmarrësit janë kryesisht të rinj, rezultatet mund të mos jetë domosdoshmërisht të sakta dhe mund të ndryshohen gjatë ditës.

Rezultatet do të publikohen në kohën kur mbyllen qendrat e votimit. /Telegrafi/

09/11/2016 00:14-Trump po fiton bindshëm në Kentucky, Indiana dhe New Hampshire

Rezutlatet e para kanë dal tashmë të "Exit Poll". Qytetarët e shtetit të Kentuckyt i kanë dhënë fitoren kandidatit republikan, Donald Trump, i cili ka marrë besimin e 72.7 përqind të votuesve.

Në anën tjetër, për Hillary Clintonin kanë votuar 24.6 për qind e qytetarëve amerikanë.

Ndërsa Gary Johnson nuk ka arritur më shumë se 2.7 për qind.

Kujtojmë se asnjë president amerikan, përveç Abraham Lincoln para 150 viteve, deri më sot, nuk ka arritur në Shtëpinë e Bardhë pa e mbështetur shteti i Ohios.

Trump po udhëheq edhe në New Hampshire, me 52 për qind, në krahasim me Clintonin, e cila ka vetëm 41 për qind të votave, ndërsa republikani ështëpërpara edhe në Indiana, ku po prinë me 69.3 përqind, kurse Hillary clinton ka 27.5 përqind, shkruan The Independent./Telegrafi/

09/11/2016 00:06-Çfarë kërkojnë votuesit nga presidenti i ri?

Supporters of Sen. Kay Hagan (D-N.C.) outside of a polling place in Asheville, N.C., Oct. 28, 2014. Democratic efforts to turn out the young and nonwhite voters who sat out the 2010 midterm elections appear to be paying off in several Senate battleground states, including North Carolina. (Mike Belleme/The New York Times)

Votuesit amerikanë kanë mendime të ndryshme se si do të duhej të ishte presidenti i tyre i ri.

CNN ka bërë një sondazh ditën e votimeve, duke i pyetur votuesit që kanë dalë në zgjedhje se çfarë kërkojnë nga presidenti i ri i Amerikës, cila është cilësia kryesore që një president duhet të ketë.

Shumica e votuesve, rreth 38% thanë se dëshirojnë një president që mund të sjellë ndryshim, gjë që Trump ka kërkuar gjatë gjithë fushatës së tij. 22% e qytetarëve kanë thënë se duan një president me eksperiencën e duhur, e gjithashtu 22% tjerë kanë kërkuar një president me gjykim të drejtë, 2 gjërat me të cilat krenohej Clinton. Nëse ndarja e votuesve është bërë me anë të këtyre gjërave që kandidatët e kanë cilësuar vetën, atëherë fituesin do ta vendosë pjesa e fundit apo 15% e votuesve që thanë se do të donin një president që kujdeset për njerëzit.

Në pyetjen tjetër të sondazhit, se kur kanë vendosur se për kë do të votojnë shumica e votuesve, rreth 62% thanë se kanë vendosur ku ta dërgojnë votën e tyre para shtatorit, 13% thanë se kanë vendosur në shtator e edhe ata që kanë vendosur në tetor ishin 13%. Më së paku ishte numri i atyre që kishin vendosur se për kë të votojnë në kohët e fundit. 5% thanë se kanë vendosur javën e kaluar, kurse 7% ditët e kaluara.

08/11/2016 23:49-Së shpejti sondazhet

donald

Dita kur Shtetet e Bashkuara do të bëhen me president të ri duket se do të zgjatë deri në orët e para të mëngjesit, ku qytetarët me padurim po presin ta kuptojnë se kush do të jetë president, Hillary Clinton apo Donald Trump.

Që të dy kandidatët kanë hyrë në garë me gjasa pothuajse të njëjta, edhe pse Hillary mban epitetin e ish sekretares së Shtetit, transmeton Telegrafi.

Miliarderi ekscentrik është përpjekur me çdo kusht ta mposht gjatë fushatës kundër kandidaten Clinton, ndërsa në ditën kur amerikanët po votojnë ka deklaruar se do të mendoj se në çfarë mënyrë do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve, gjë që nxit dyshime në fitoren e tij.

Portali Telegrafi.com ia dedikon një hapësirë të veçantë këtyre zgjedhjeve, ndërsa ofron një sondazh në kohë reale ku mund të jepni mendimin e juaj, lidhur me atë se kush do t’i fitojë zgjedhjet.

Atëherë kush mendoni se do të jetë fitues i zgjedhjeve në SHBA? Votoni, KËTU.

08/11/2016 23:40-Zgjedhjet në SHBA: Mësoni arsyen pse simbolet e demokratëve dhe republikanëve janë gomari dhe elefanti

(Photos: Courtesy GOP.org, Democrats.org)

Për dekada të tëra, Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara është përfaqësuar nga një gomar, ndërsa ajo Republikane nga një elefant. Megjithatë, shumë njerëz nuk e dinë se nga rrjedhin këto simbole.

Gomari i Partisë Demokratike dhe elefanti i Partisë Republikane kanë qenë në skenën politike që nga shekulli 19.

Origjina e gomarit të Demokratëve i ka gjurmët e para që nga viti 1828 i fushatës presidenciale të Andrew Jackson. Gjatë garës, kundërshtarët e Jackson e quanin atë “jackass” (gomar).

Megjithatë në vend që ta refuzonte etiketimin, Jackson, heroi i luftës së vitit 1812 që më vonë shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan, ishte i kënaqur me këtë emër dhe përfshiu imazhin e kësaj kafshe në posterët e fushatës së tij. Jakscon e mposhti presidentin në detyrë John Quincy Adams dhe shërbeu si presidenti i parë demokrat në Amerikë....për më shumë, klikoni KËTU.

08/11/2016 23:24-A e keni ditur se në SHBA nuk vendos vota popullore, por ajo elektorale (Video)

Ndryshe nga ç’ndodh në shumë vende të botës, në SHBA nuk është vota e popullit ajo që përcakton se cili kandidat do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Rezultati përfundimtar përcaktohet përmes votës elektorale nga 538 anëtarët e Kolegjit zgjedhor.

Këta të fundit janë një grup njerëzish të quajtur ndryshe si elektorët e mëdhenj të cilët zgjidhen nga populli. Për shembull California ka 53 anëtarë në dhomën e përfaqësueseve dhe 2 në senat, gjithsej ky shtet siguron 55 vota elektorale.

Por çfarë kuptojmë me votë elektorale? Ishin pikërisht etërit e kushtetutës të cilët vendosën në vitin 1787 këtë sistem me qëllimin për të mbrojtur shtetet e vogla nga dominimi i atyre me popullatën më të madhe...për më shumë, klikoni KËTU.

08/11/2016 23:16-Ku ndodhet aktualisht Donald Trump gjersa amerikanët po votojnë?

Donald Trump shkroi në Twitter për planet e tij natën e zgjedhjeve "Unë do të shikojë rezultatet e zgjedhjeve nga Trump Tower në Manhattan me familjen time dhe miqtë. Shumë emocionuese!"

08/11/2016 23:12-Fillojnë ankesat e para: A po përgatitet terreni për mos njohjen e zgjedhjeve prej Trumpit?

Fushata e Trump-it ankohet në lidhje me votimin e hershëm në Nevada, kërkon që gjykata të izolojë votat që janë hedhur në kohën dhe vendin në fjalë në katër lokacione: Cardenas Market, Deer Springs Town Center, Silverado Ranch Plaza, dhe Las Vegas strip.

Nëse Hillary Clinton fiton në Karolinën e Veriut, Donald Trump duhet të fitojë çdo shtet tjetër konkurrues për të marrë Shtëpinë e Bardhë, sipas rrjetit televiziv CNN.

08/11/2016 23:06-Bush ka votuar Clintonin!?

AUSTIN, UNITED STATES: Republican presidential hopeful and Texas Governor George W. Bush and his wife Laura drop their Texas primary ballot, which allows voting for one week prior to the 14 March, 2000 primary, into the ballot box early 08 March 2000 in Austin, Texas. Bush won the Super Tuesday votes over Republican challenger John McCain by a large margin. (ELECTRONIC IMAGE) AFP PHOTO/ Paul J. RICHARDS (Photo credit should read PAUL J. RICHARDS/AFP/Getty Images) George W. Bush dhe bashkëshortja, Laura

“Më kanë thënë se George Bush dhe gruaja e tij Laura kanë votuar për Hillary Clinton sot”, ka thënë Rush Limbaugh, moderator i një radio në SHBA për Washington Examiner.

08/11/2016 22:59-Pse zgjedhjet në SHBA mbahen gjithmonë të martën (Video)

Dita zyrtare e zgjedhjeve në SHBA është gjithmonë e marta

Vendimi për të martën e parë pas të hënës së parë në nëntor u bazuar kryesisht tek oraret e tregut të fermerëve dhe prodhimeve bujqësore, transmeton Telegrafi.

E premtja, e shtuna dhe e diela ishin ditë për përkushtime fetare. Kështu, ditë më të përshtatssme ishin e hëna dhe e marta. E marta ishte ditë pazari, ndërsa fermerët duhej të niseshin të hënën për të arritur të martën e për ta shfrytëzuar këtë ditë edhe për votim.

 Kjo vlen që nga viti 1845. /Telegrafi/

08/11/2016 22:51-Sondazh nga Telegrafi: Kush mendoni se do t’i fitojë zgjedhjet në SHBA, Clinton apo Trump? Votoni edhe ju!

Njerëzit nga kampi i demokrates Hillary Clinton dhe kampit tjetër të republikanit Donald Trump kanë shprehur optimizëm lidhur me rezultatin e garës presidenciale.

Portali Telegrafi.com ia dedikon një hapësirë të veçantë këtyre zgjedhjeve, ndërsa ofron një sondazh në kohë reale ku mund të jepni mendimin e juaj, lidhur me atë se kush do t’i fitojë zgjedhjet.

Atëherë kush mendoni se do të jetë fitues i zgjedhjeve në SHBA?

Për këtë qytetarët mund të votojnë pro demokrates Hillary Clinton, apo republikanit Donald Trump.

Votoni, KËTU.

08/11/2016 22:47-Shumica e sondazheve e nxjerrin Clintonin si fituese (Video)

poli

Në sondazhet e bëra në SHBA, kandidatja demokratëve, Hillary Clinton, del si fituesi në garën me republikanin Donald Trump.

Telegrafi ju sjell më poshtë vegëzat e këtyre sondazheve...për më shumë, klikoni KËTU.

08/11/2016 22:37-Mos po e voton Hillary Clintonin, a po gabon si djali im!?

gruja

Përdoruesit e Twitter-it kanë ndarë një fotografi të Donald Trumpit të cilat shfaqin kandidatin republikan për President duke e vështruar gruan e tij Melania Trump gjatë votimit.

08/11/2016 22:35-Djali i Trumpit, për gabimin e bërë pas votimit rrezikon një vit burg (Foto)

Djali i Donald Trumpit ka qenë një nga votuesit më të zjarrtë në Shtetet e Bashkuara, kur i ati i tij është në garë për president, por ka bërë një gabim të madh.

Ai ka plotësuar formularin dhe ka postuar në Twitter një foto të tij.

Ky veprim është tërësisht i ndaluar në SHBA dhe NYMag.com shkruan se një foto e votës mund të gjobitet me njëmijë dollar deri në një vit burg.

djali

08/11/2016 22:33-Trumpi frikësohet se makinat do t’ia marrin fitoren!

trtt

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, duke cekur defektet në makinat e votimit, përsëriti se nëse humb nuk do ta pranojë këtë pa i parë raportet.

“Ka njoftime se kur dikush voton republikanin, tërë tiketa kalon te demokrati”, ka thënë ai. “Kjo është makina”, transmeton Telegrafi.

Në fakt është një raport se në Liban të Pennsylvanisë, periferi e Pitsburgut, pesë nga gjashtë makinat kanë defekte të tilla. Por, ky defekt bën që edhe vota e demokratit të kalojë te republikani. /Telegrafi/

08/11/2016 22:24-Humbja e Trumpit po paralajmërohet përmes rezultateve në Floridë

Ka qenë traditë amerikane që të mos publikohen exit-pollet gjatë ditës së votimit, por VoteCastr ka dalë me disa të dhëna jo të mira për kandidatin republikan, Donald Trump.

Sipas disa të dhënave, kandidatja demokrate, Hillary Clinton, po prin në shumë shtete, transmeton Telegrafi. Por, më interesantja është se ajo është katër pikë para Trumpit në Floridë.

Sipas të dhënave, 48 për qind e votave janë për të, e 44 për qind për Trumpin.

Me fitoren në Floridë, fitorja e republikanëve që tash vihet në dyshim.

Për detajet rreth këtyre votimeve, klikoni: KËTU.

Bernie Sanders, i cili ka garuar për nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka thënë se shçreson në humbjen e Trumpit.

“Shpresoj që sot ta mundim Donald Trumpin dhe ta mundim keq”, ka shkruar Sanders në Twitter.

Ndërsa, Trump parashikon se zgjedhjet mund të mos përfundojnë sonte. /Telegrafi/

08/11/2016 22:04-Clinton fiton në Guam, ishullin që ka parashikuar historikisht fituesin

Hillary Clinton ka fituar me shumicë dërrmuese të votave në ishullin e vogël amerikan, Guam.

Me 32,071 vota të hedhura në kuti, Clinton ka marrë 71.63% të votave.

Praktika në më shumë se nëntë herë në zgjedhjet e fundit presidenciale në Amerikë, ka treguar se fituesi i ishujve Guam del të jetë edhe fitues në gjithë SHBA-të.

Koincidencë apo e vërtetë, mbetët të shihet deri në mëngjesin e nesërme.

prr

08/11/2016 22:01-Clinton vs Trump: Fituesin mund ta dini në ora pesë të mëngjesit!

Ka qenë kampanjë e gjatë elektorale për zgjedhjet në Amerikë, por rezultatet e zgjedhjeve mund të bëhen të ditura shumë shpejt.

Hillary Clinton, raportojnë mediat amerikane, është në epërsi ndaj Donald Trumpit dhe nëse gjërat shkojnë me korrektësi, atëherë rezultatet do të bëhen të ditura në orën 11:00 të natës me kohën amerikane, ndërsa në Kosovë diku rreth orës 5:00 të mëngjesit.

08/11/2016 21:55-Kampanja e Clintonit dhe Trumpit

tttt

E përditshmja britanike "The Guardian" ka përgatitur një përmbledhje interesante të kampanjës së kandidates demokrate për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton...për më shumë, klikoni KËTU.

Gjithashtu është publikuar edhe një video që përmbledh fushatën e kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump...për më shumë, klikoni KËTU.

08/11/2016 21:50-Profil i kandidatëve

Kush është Donald Trump?

Biznesmeni miliarder i New Yorkut Jorkut dhe ish-ylli televiziv Donald Trump ka qenë fitues i befasishëm i nominimit republikan për president këtë verë.

Manjati i pasurive të patundshme ka habitur ekspertët politikë dhe zyrtarët e partisë me mundjen e 16 kandidatëve të tjerë dhe sigurimin e nominimit në muajin korrik...për më shumë, klikoni KËTU.

Kush është Hillary Clinton?

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka fituar nominimin presidencial të Partisë Demokratike në muajin korrik, pas një beteje të ashpër me senatorin e Vermontit, Bernie Sanders.

Clinton – gruaja e ish-presidentit Bill Clinton – është gruaja e parë e nominuar për presidente nga njëra prej dy partive më të mëdha politike në SHBA... për më shumë...për më shumë, klikoni KËTU.