Ndërsa votat janë në numërim, duket se qendra e majtë e Bersanit do të sigurojë një avantazh prej disa pikësh në Parlament, por Senati mund t’i kalojë Berlusconit dhe aleatëve të tij.

Në një situatë të tillë, votëbesimin për të krijuar një qeveri do ta merrte blloku i majtë i Bersanit, por mundësia që ai të marrë numrat e mjaftueshëm për të krijuar një qeveri duket e vështirë.


Rezultati befasues i partisë së komedianit Grillo, në nivelin e rreth 20 për qind të votave në Parlament dhe 25 për qind në Senat, e bën situatën politike në Itali tepër të ndërlikuar. Ky grupim është shprehur se nuk ka ndërmend të jetë pjesë e asnjë qeverie dhe se qëllimi i tij do të jetë të bëjë një opozitë të fortë ndaj klasës aktuale politike në Parlament.

Pa Grillon, asnjë koalicion nuk arrin të formojë shumicën, kjo edhe përballë rezultatit të dobët të listës së kryeministrit Monti, i cili duket se ka grumbulluar rreth 10 për qind në secilën prej dhomave të Parlamentit. /Telegrafi/