LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Bullgari: Rezultatet e pjesshme tregojnë për fitore të Borisovit pavarësisht akuzave për korrupsion

Zgjedhjet në Bullgari: Rezultatet e pjesshme tregojnë për fitore të Borisovit pavarësisht akuzave për korrupsion

GERB e qendrës së djathtë, një parti e fajësuar për korrupsion ndër vite, ka fituar zgjedhjet parlamentare të Bullgarisë, sipas rezultateve të pjesshme.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët kanë numëruar 99% të votave nga zgjedhjet e së dielës, nga ku thuhet se GERB-in e ish-kryeministrit Bojko Borisov ka 25.4% të votave.

Partia qendrore kundër korrupsionit “Ne Vazhdojmë Ndryshimin”, ishte e dyta, me 20.2% të votave në zgjedhjet e katërta kombëtare të Bullgarisë në më pak se dy vjet.


Rezultatet përfundimtare zyrtare për vendin më të varfër të BE-së priten të enjten pasi të numërohen edhe votat jashtë shtetit.

GERB, i cili është përballur me akuzat për lejimin e korrupsionit të përhapur në Bullgari, ka të ngjarë të përballet me vështirësi për të formuar një koalicion.

Zgjedhjet e parakohshme erdhën pasi një koalicion i brishtë i udhëhequr nga Kiril Petkov humbi një votë mosbesimi në qershor.

Petkov ka thënë më parë se do të refuzonte të qeverisë me Borisov.

Megjithatë, analistët thonë se partitë politike, të vetëdijshme për rreziqet ekonomike nga lufta në Ukrainë dhe zhgënjimin e votuesve me paqëndrueshmërinë politike, mund të “fshijnë” dallimet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori