LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, pritet pranim-dorëzimi i mandateve për këshilltarë

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, pritet pranim-dorëzimi i mandateve për këshilltarë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në fund kë kësaj të jave, ose në fillim të javës tjetër, duhet tu ndajë mandatet këshilltarëve për këshillat komunal dhe kandidatëve që fituan zgjedhjet në rrethin e parë. Sipas kodit zgjedhor, certifikatat jepen pas shqyrtimit të ankesave dhe shpalljes zyrtare të rezultateve.

Kodi Zgjedhor/ Neni 69/

Alineja 4: Komisioni shtetëror i zgjedhjeve është e obliguar ti shqyrtoj arsyet, të veprojë për ankesën e parashtruar dhe ta arsyetoj vendimin e saj në afat prej 72 orëve nga dita e parashtresës së ankesës.


Alineja 5: Kundër vendimit të KSHZ-së nga alineja 1 e këtij neni, parashtruesi i ankesës ka të drejtë të padis deri në Gjykatën kushtetuese në afat prej 48 orësh nga pranimi i vendimit.

Alineja 6: Gjykata kushtetuese është e obliguar të sjellë vendim prej 72 orë pas dorëzimit të padisë.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve, u zgjodhën 34 kryetar komunash, 22 prej të cilëve i fitoi VMRO DPMNE-ja, LSDM fitoi në 9 komuna dhe BDI në 3. Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale më 17 tetor, u zgjodhën edhe këshilltarët për këshillat komunal, për 81 komuna në vend dhe për Qytetin e Shkupit. Sipas ligjit për Vetëqeverisje lokale numri i këshilltarëve në një komunë varet nga numri i banorëve. Numri më i vogël i këshilltarëve është në komunat ku ka deri në 5 mijë banorë, në të cilat këshillat komunal kanë nga 9 anëtarë. Ndërsa komunat që kanë mbi 100 mijë banorë, zgjedhin nga 33 këshilltarë. Numrin më të madh të anëtarëve e ka Qyteti i Shkupit, i cili zgjedh 45 këshilltarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori